Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.
Sipas një deklarate nga qendra për shtyp e presidencës, mësohet se në bisedën telefonike të zhvilluar mes Erdoğan dhe Trump janë diskutuar çështjet dypalëshe. Ata thuhet se kanë folur për zhvillimet në Siri dhe çështjet lidhur me Munbixhin dhe Idlibin.
Dy liderët në bisedën telefonike theksuan vendosmërinë për të ndërmarrë hapa konstruktivë për forcimin e marrëdhënieve Turqi-SHBA. Ndërsa janë dakordësuar që të realizohen kontakte të afërta në proceset e ardhshme për çështjet dypalëshe dhe rajonale.
Ndër të tjera mësohet se presidenti Erdoğan, me rastin e bisedës ka dënuar sulmin ndaj sinagogës në Pittsburgh të SHBA-ve. Ai ka përcjellë ngushëllimet popullit amerikan dhe familjarëve që kanë humbur të afërmit në ngjarje duke uruar shërim të shpejtë për personat e plagosur.