Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer “bisedën me një ambasador të rëndësishëm” për Vangjush Dakon, kryebashiakun e Durrësit.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, Berisha tha se ambasadori e kishte pyetur nëse do arrestonin Vangjush Dakon.
Sali Berisha: Po ju tregoj bisedën me një ambasador shumë të rëndësishëm. Erdhi në zyra dhe më tha: Do ta arrestojnë edhe Gjushin?
Unë i them: Mision i pamundur
“Pse”, më thotë.
I them: A ke dëgjuar të arrestohet ndonjëherë gjysma e njeriut, po kjo është si të arrestosh gjysmën e Ramës. Mund të arrestosh Ramën, por jo gjysmën.
“Gjushi e peshon në kandar Edi Ramën”, shtoi Berisha.