pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet resmi adrestaraftarium24betasusjustin tvjojobetdeneme bonusujustin tvslot sitelerideneme bonusutaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomkalitebetimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibompusulabet girişpokerklasbetewinbetewinbetgarantiibizabetibizabetcashwincashwinbetbeybetgarantiesbet girişbetbeygameofbetesbetradissonbetgameofbetradissonbetradissonbetjojobet resmi adresmatbet girişkalitebetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgitcratosroyalbetcasinomilyoncasinoroyalpalacebetbahiscasinobetgitcratosroyalbetromabetgrandpashabetimajbet girişcratosroyalbetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetcasinosezarcasinosezarcasinosezarcasinosezarmarsbahiscasinowonbahiscomcasibomjojobet girişmatbetsuperbetinhititbetbettiltbetewingrandpashabet girişcasibom girişbahiscomcasibomcratosroyalbetpokerklasjojobet girişHoliganbetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişsüratbetgrandpashabet girişcratosroyalbetkralbetholiganbetmarsbahisgrandpashabetpusulabetsekabetmatbetholiganbet girişmarsbahis girişgrandpashabet güncel girişpusulabet girişsekabet girişmatbet girişgrandpashabetimajbetimajbetdeneme bonusu veren sitelerjojobetholiganbet girişlunabetcasibomgrandpashabetdeneme bonusugrandpashabet girişdeneme bonusugrandpashabetganobetgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rënia e Merkelit paralajmëron fillimin e trazirave në politikën gjermane

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha

Nga Matthew Karnitschnig “Politico.eu”/ Shpesh edhe Angela Merkel, nuk është e imunizuar ndaj të pashmangshmes. Pas një vargu humbjesh historike në kutinë e votimit gjatë vitit të kaluar, Merkel ra dakord t’i hapë rrugën një udhëheqës të ri të Kristiandemokratëve të saj (CDU), duke paralajmëruar fundin e karrierës së saj në qendër të politikës gjermane – dhe ndoshta një fund të parakohshëm, edhe të mandatit të saj si kancelare.

Lëvizja, të cilën Merkel e njoftoi në një takim të komitetit ekzekutiv të CDU-së mëngjesin e së hënës dhe më vonë në një konferencë shtypi, mund të mos ketë qenë një surprizë e madhe, pas humbjeve të rënda të partisë në zgjedhjet rajonale të së dielës në Hesen.

Megjithatë ajo tronditi Berlinin politik, për shkak të pasojave të mëdha që do të ketë në të ardhmen e vendit. Vendimi injekton një destabilitet të mëtejshëm në politikën gjermane, duke rritur gjasat që koalicioni i madh i Merkelit me Socialdemokratët (SPD), që varet tashmë në një fije peri, të bjerë në muajt e ardhshëm.

Për më tepër, tani duket e pashmangshme që gara për ta pasuar atë në krye të CDU-së, do të nxisë një betejë të ashpër mbi drejtimin e saj, çka do ta shpërqendrojë më tej partinë nga qeverisja. Merkel do të bëhet gjithashtu më pak ndikuese në skenën evropiane, ku ajo ka qenë figura politike e shquar për më shumë se një dekadë.

Ajo tha se nuk donte një mandat tjetër, pasi të kishte përfunduar mandatin e saj aktual si kancelare, duke nxitur spekulime se ajo mund të merrte një post të lartë drejtues në BE. “Sot është koha për të filluar një kapitull të ri”- tha Merkel, duke i quajtur zhvillimet e fundit një “pikë kthese”, ndërsa shpjegoi vendimin e saj. “Imazhi i qeverisë, është i papranueshëm”- theksoi ajo.

Fillon gara e trashëgimisë

Ndërsa Merkel tha se synon të mbetet kancelare deri në fund të periudhës legjislative në vitin 2021, vendimi i saj për të mos kandiduar sërish për drejtimin e CDU, kur mandati i saj të skadojë në dhjetor, do të çlirojë forca që ajo mund të mos i kontrollojë dot më.

Kjo u bë e qartë brenda disa minutash nga shpallja e saj, pasi u shfaq Friedrih Merc, një rival i vjetër i Merkel, me një mbështetje të fortë në mesin e tradicionalistëve të CDU-së, që ka gjasa

të lëshojë sfidën e tij për ta zëvendësuar atë. Përveç Merc, është Sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, një e mbrojtura e Merkelit dhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, kritiku më i zëshëm i kancelares, që kanë shpallur synimet e tyre për të kandiduar për drejtimin e partisë.

Përgjatë viteve (duke përfshirë edhe kohët e fundit), Merkel e ka theksuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë e mbajtjes së postit të kancelares dhe udhëheqjes së CDU-së. Ndarja e kompetencave, çon në konkurrencë dhe konflikt, argumentoi Merkel, përveç rastit nëse dy udhëheqësit bashkëpunojnë mirë me njëri-tjetrin.

Të hënën, Merkel tha se ajo ka dëshmuar gjatë viteve, se mund të punojë me cilindo. Pasi peshoi pro-të dhe kundra-t e ndarjes së lidershipit, ajo vendosi të ecte përpara e vetme. Ajo këmbënguli se kjo lëvizje nuk ishte nxitur nga zgjedhjet e së dielës, por nga vendimi i saj i marrë që gjatë verës, të cilën ajo nuk e kishte ndarë më herët me publikun, për të mos synuar një mandat tjetër si kancelare.

Dorëzimi i frenave të partisë tani do të lehtësonte tranzicionin, dhe do ta lejonte CDU-në, ende partia dominuese e Gjermanisë pavarësisht humbjeve të fundit, të ruajë fuqinë e saj, argumentoi ajo.

Kritikët konservatorë

Nuk është një sekret fakti, që Merkel është pozicionuar për atë që do ta pasojë. Ajo është në favor të Kramp-Karrenbauer, një ish-udhëheqëse e landit Saarland, pikëpamjet politike dhe sjelljet e të cilës janë të ngjashme me ato të Merkel. Nëse Merkel dhe Merc, të cilin kancelarja e shkarkoi si udhëheqës të grupit parlamentar të CDU-së në vitin 2002, mund të shkojnë së bashku, kjo është më se e diskutueshme.

Merc, një avokat i suksesshëm që kryeson bordin mbikëqyrës gjerman të investimeve në gjigantin BlackRock, ka qenë një kritik i vazhdueshëm i Merkelit për vite me radhë, duke e quajtur vendimin e saj për të formuar një koalicion tjetër të madh në fillim të këtij viti, një “poshtërim” për CDU-në.

Shanset e Merc për ta zëvendësuar Merkelin, janë të pakta. Megjithëse ka një rrjet të fortë mbështetësish në mesin e konservatorëve në parti, ai hoqi dorë nga posti i tij në Bundestag

gati një dekadë më parë. Për Merkelin, as bashkëpunimi me Spahn, që ka sulmuar rregullisht politikat e saj të diskutueshme të refugjatëve, nuk do të ishte më i lehtë.

Merkel u përpoq dhe nuk arriti të parandalojë Jens Spahn, i cili është 38 vjeç dhe gëzon një popullaritet të madh në mesin e të rinjve kristiandemokratë, që t’i bashkohej kabinetit të saj qeverisës dhe me komitetin e udhëheqjes të CDU. Që ajo do të ishte e gatshme të kalonte muzgun e karrierës së saj politike duke e ndarë pushtetin me Spahn, kjo nuk dukej të kishte shumë gjasa.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: fillimingjermaneMerkelit paralajmëronpolitikënRënia

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë

23:01 | 17/06/2026
Aktualitet

14 urdhër-arreste në Kadastrën e Dibrës, në kërkim bashkëpunëtori i Ulsi Manjës

22:56 | 17/06/2026
Aktualitet

Koçiu: Italia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë

22:49 | 17/06/2026
Next Post

Avokati i familjes Kacifas: Është qëlluar nga afër, prokuroria shkeli ligjin

Bombat tymuese në Kukës/ Rama i quan protestuesit “grup zoologjik”

Foto/Dikur e dashura e Panuccit, sot i vë ‘flakën’ rrjetit me foto provokuese







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Deputetja e Shkodrës reagon pas largimit nga PS: Nuk jam zhdukur, telefonin e fika vetë

15:59 | 15/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Trump: Ushtria amerikane do të qëndrojë në Gjirin Persik për pak kohë pas marrëveshjes me Iranin

by mirseda
23:03 | 17/06/2026
0

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se forcat amerikane do të qëndrojnë në Gjirin Persik për...

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë

23:01 | 17/06/2026

14 urdhër-arreste në Kadastrën e Dibrës, në kërkim bashkëpunëtori i Ulsi Manjës

22:56 | 17/06/2026

Tjetër atentat ndaj Trump? FBI thotë se parandaloi sulmin me dronë në Shtëpinë e Bardhë

22:52 | 17/06/2026

Koçiu: Italia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë

22:49 | 17/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com