Pala shqiptare ka refuzuar kërkesën e familjarëve të Kostandin Koçifas për t’i bërë një ekzaminim të dytë trupit të 35-vjeçarit nga një mjek grek.
Ekspertët mjeko-ligjorë të morgut të spitalit të Gjirokastrës thonë se nuk mundet që të bëhet një ekzaminim i dytë pasi është kryer një i tillë.
Për këtë arsye, trupi i të ndjerit ndodhet ende në morgun e spitalit, pasi familjarët refuzojnë që ta tërheqin. Ata kërkojnë një ekspertizë të pavarur dhe për këtë kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve greke.
Trupi i Kostandino Kaçifas qëndron prej ditës së djeshme në morg. Mesditën e së hënës, mjeko-ligjorët njoftuan familjen që mund të tërhiqnin trupin e djalit të tyre për të kryer ceremoninë mortore. Por, familjarët refuzuan dhe kërkuan ekspertizë nga mjekë grekë.
Ndërsa media greke “nooz.gr”, shkruan se: “Sot në Shqipëri arrin mjeku i Janinës, Theodoros Vougiouklakis. Ky i fundit do të bëjë ekspertizën e trupit të të ndjerit për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij”.
Dëshmitë
Ish-Presidentin i “Omonia” Leonidas Papas, i cili e njihte personalisht 35-vjeçarin ka thanë:
“Nuk e di ku Konstantini e gjeti armë, por nëse ai kishte për qëllim vrasjen, ai mund ta bënte atë kur ai po përballej me ekipin e policisë. Ai nuk e bëri. Ai më pas është arratisur për në mal pa asnjë lloj arme. Policia shqiptare i kishte të gjitha mënyrat për ta arrestuar”, ka thënë ai.
Por, vrasjen e Kostandin Kaçifas e ka komentuar për emisionin “Mirëmëngjesi Greqi” në Radio ANT1 mjeku Pantelis Papastas, anëtar i Shoqatës Kombëtare të Epirit Veriut Luftës.
Ai tha se trupi i 35 vjeçarit është gjetur në mal në i mbuluar nga gjaku. Sipas tij në një distancë prej 50-80 metrash, nga vendi ku ishte gjetur trupi i viktimës ishin parë njolla gjaku.
“Gjaku ishte freskët, i kuq, pra njollat e gjakut nuk ishin të vjetra. Atë mund ta kenë plagosur si fillim më pas e kanë tërhequr zvarrë dhe mund t’i kanë dhënë goditjen përfundimtare”, tha ai./ Përshtati: Tirana Today/