Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gjovalin Loka: ‘Të fortët’ në qeli, 36 të arrestuar në një javë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Gjovalin Loka: ‘Të fortët’ në qeli, 36 të arrestuar në një javë

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Gjovalin Loka, bëri të ditur se Policia e Shtetit, brenda një jave në kuadër të operacionit, ”Ndëshkimi i të fortëve” ka vënë në pranga 36 persona.

Policia përmend se falë bashkëpunim me agjencitë e tjera ligj zbatuese dhe me mbështetje aktive nga partnerët ndërkombëtarë, është vënë në pranga në Spanjë  Enver Bajri, i dyshuar si drejtues i grupit kriminal ”Bajri”.

Më tej, bëhet e ditur se brenda kësaj jave janë arrestuar 36 persona vetëm në kuadrin e këtij operacioni në kontrollet pro aktive në territor, persona të identifikuar me precedentë apo prishës të rendit, të konsideruar si ”të fortë”, për armëmbajtje pa leje; në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Deklarata për shtyp e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike 

Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligj zbatuese dhe me mbështetje aktive nga partnerët ndërkombëtarë, është e angazhuar në luftë të pa kompromis për parandalimin, identifikimin dhe goditjen e individëve të përfshirë në veprimtari kriminale dhe veçanërisht krimit të organizuar dhe grupeve kriminale në vend. Falë bashkëpunimit me partnerët spanjollë e italianë, siç është bërë e njohur për mediat, u ndalua i dyshuari si drejtues i grupit kriminal “Bajri”, shtetasi Enver Bajri. Gjithashtu pas një hetimi e ndjekje të përbashkët u ndalua në Tiranë një i kërkuar nga drejtësia italiane, i dënuar për pedofili.

Që nga mesi i muajit shtator, Policia e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë për parandalimin e ngjarjeve, ndëshkimin dhe kontrollin e plotë të territorit. Ky operacion është pro aktiv dhe synon qartësisht: të parandalojë veprimtaritë kriminale në territor, në çdo mjedis social dhe veçanërisht përfshirjen e të miturve e të rinjve; identifikimin dhe ndëshkimin e personave me rrezikshmëri shoqërore e veçanërisht ata me precedentë penalë; identifikimin dhe arrestimin e personave, për të cilët ka një vendim kërkimi kombëtar apo ndërkombëtar, ndalimin e ndëshkimin e personave të konsideruar “të fortët” e zonave urbane e rurale, duke u kthyer në një shqetësim për qytetarët.

Nga data 21 tetor deri sot, Drejtoritë Vendore të Policisë, Forcat Operacionale, FNSH, e posaçërisht forcat RENEA sipas një plan veprimi të detajuar janë angazhuar gjerësisht në territor në realizimin e detyrave të përcaktuara në Plan operacionin policor të koduar “Ndëshkimi i “Të fortëve”. Sot po bëjmë me dije rezultatet më të rëndësishme konkrete të javës që lamë pas, të cilat vijojnë të jenë premtuese, çka do të thotë se operacioni është i suksesshëm. Gjatë veprimit të Forcës së Ligjit në Territor në kuadrin e operacionit policor “Ndëshkimi i “Të fortëve”, nga strukturat vendore të Policisë, janë kryer kontrolle për personat me precedentë kriminal aktiv, personat në kërkim dhe personat si prishës sistematik të rendit publik.

Brenda kësaj jave janë arrestuar 36 persona vetëm në kuadrin e këtij operacioni në kontrollet pro aktive në territor, persona të identifikuar me precedentë apo prishës të rendit, të konsideruar si ”të fortë”, për armëmbajtje pa leje; në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Kështu në kuadër të kontrollit të territorit dhe hetimeve pro aktive në kuadër të operacionit policor të koduar “Menaxheri” në Durrës u godit një rast i trafikut të lëndëve narkotike të forta, ku u sekuestruan 2 kilogramë Kokainë dhe u vunë në pranga dy persona. Ndërsa në Shkodër, u finalizua operacioni “Tamara”, ku u godit një grup kriminal në fushën e narkotikëve ku u sekuestruan 80 kilogramë kanabis dhe u vunë në pranga 6 persona.

Gjatë një operacioni të përbashkët me Drejtorinë e Doganave në Qafë Botë u sekuestruan rreth 145 mijë Paund britanik. Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore, banesa, lokale etj. janë sekuestruar 6 armë zjarri të llojeve të ndryshme, 2 kilogramë kokainë, 161 kilogramë kanabis dhe automjete të ndryshme. ”Forca e Ligjit në Territor” përmes operacionit policor “Ndëshkimi i “Të fortëve” nuk do të ndalet këtu, por do të vijojë ditë pas dite, javë pas jave, duke ndëshkuar ashpër me autoritetin dhe forcën e ligjit çdo individ shkelës të ligjit dhe sfidues të autoritetit të shtetit që do të guxojë të cenojë jetesën normale të qytetarëve, rendin e qetësinë publike.

Tags: 36 të arrestuarLokanjë javeqelite fortet

TË LIDHURA

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët
Aktualitet

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët

21:26 | 13/06/2025
Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë
Aktualitet

Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë

19:31 | 13/06/2025
Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit
Aktualitet

Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit

19:29 | 13/06/2025
Next Post
Harta/ Ekstremisti i Agimit të Artë çon kufijtë e Greqisë në Shkumbin

FOTO/ Banorët e fshatit Bularat nderojnë Kaçifasin

Tragjike/Torturohet në mënyrë çnjerëzore deri në vdekje futbollisti

Tragjike/Torturohet në mënyrë çnjerëzore deri në vdekje futbollisti

Analisti vë “duar në kokë”: Ramën e ka mbyt ndjenja e fajit

Lubonja thirrje publike Fatmir Xhafajt: Pse dhe dorëheqjen, trego shkakun

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com