E keni gjetur përgjigjen e pyetjes se pse specat jeshilë kushtojnë më pak se ato të verdhë, apo të kuq? Gjithçka ka lidhje me kohën e rritjes së specit. Dallimi themelor është thjesht maturimi dhe koha e këputjes nga kërcelli, e cila ka një efekt në shijen dhe çmimin e tyre.
Arsyeja pse specat jeshilë kanë një çmim më të ulët, është thjesht për shkak se ato janë më pak të pjekur. Këto speca janë këputur më shpejt, para se ata të piqen plotësisht, në krahasim me specat e tjerë me ngjyrë.
Specat e verdhë, portokalli dhe të kuq këputen më vonë, duke i bërë ata edhe më të shtrenjtë. Kjo gjithashtu shpjegon pse aroma e specave jeshile është më e butë krahasuar me ëmbëlsinë e specave me ngjyrë.