Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Masakra në Mat/ Autori tenton vetëvrasjen, ngjarja mbahet e fshehtë

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Kujtim Koxha, autor i vrasjes së trefishtë në Mat, ka tentuar t’i japë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Burrel, pas transferimit të Koxhës në këtë institucion. Pasi Gjykata e këtij rrethi vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, por është mbajtur sekret. Një ditë pas krimit të kryer në fshatin Shëlli të zonës së Macukullit, 54-vjeçari ka shfaqur shenja pendese dhe çekuilibri mendor.

Ai tentoi vetëflijimin nëpërmjet telave të korrentit, teksa ka kërkuar të shkojë në tualet, raporton Panorama.

“Koxha kërkoi të shkonte në tualet. Zbatuam me korrektësi të gjitha rregullat gjatë lëvizjes së tij nga qelia për në tualet. Jam befasuar kur e pashë që kishte shtrënguar një tel korrenti. Thirra me zë të lartë “lëshoje”. E lëshoi dhe për fat të mirë nuk pësoi gjë. Lajmërova eprorët për ngjarjen. Pas ardhjes së elektricistëve mësova se Kujtim Koxha kishte prekur telin nul, jo fazën”, ka pohuar gardiani i Burrelit para eprorëve të tij teksa ka raportuar ngjarjen.

Gardianë të Burgut të Burrelit saktësojnë se që prej datës 15 tetor 2018, autori i masakrës së Shëlliut në Njësinë Administrative Macukull ka shfaqur shenja çrregullimi mendor.

Ai nuk flet me askënd, del shumë pak në ajrim, ushqehet shumë pak. Të afërmit nuk e kanë takuar, por kjo dyshohet për shkak të zonës së largët ku ndodhet e shoqja, pasi kjo e fundit pas ngjarjes deklaroi për “Panorama” se nuk do ta braktiste të shoqin, pavarësisht krimit të rëndë që ka ndodhur.

Ndërkaq, fëmijët e Koxhës mësohet se jetojnë jashtë vendit. Pas tentativës për t’u vetëvrarë, gardianët kanë shtuar masat e ruajtjes së tij. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mat, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Po hetohet nëse linja elektrike është lënë në atë gjendje për shkak të neglizhencës nga punonjësit e institucionit apo të dënuarit kanë realizuar nxjerrjen e telave të korrentit në sipërfaqe.

Po hetohet gjithashtu administrata e këtij institucioni për moszbatim të rregullave brenda mjediseve të burgut. Prokurori ka pyetur edhe Koxhën, por ai ashtu si edhe në Gjykatë nuk ka pranuar të flasë.

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

“Mitrovica nuk do ta lejojë ndarjen e Kosovës”

Barazim pa shije në Kamëz, Hasani shpërdoron fitoren e Tiranës (Video)

Arabia Saudite i përgjigjet Turqisë: Do i gjykojmë ne të dyshuarit!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com