Të qenit personazh publik lidhet me idealizimin e kufijve të perfeksionit. Por, ka nga ata të famshëm që kanë disa kile më shumë dhe janë krenarë për këtë. E tillë është këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.
Kjo e fundit ka ekspozuar në një foto të fundit të pasmet e saj. Ajo ka treguar dëshirën e madhe për të qenë një yll popi i dobët, por teksa ka kuptuar që nuk do të ndryshojë, është dorëzuar dhe është mjaft e kënaqur me format e saj.
Bebe Rexha në skenë apo në videot muzikore që ajo shfaq pa asnjë drojë trupin e saj. Në postimin e saj të fundit, në Instagram, ajo shkruan:
“Masa 8 dhe e lumtur. Gjithmonë kam dashur të jem një yll ‘pop’-i e dobët, po asnjëherë nuk do të jem ashtu. Pra për të gjithë stilistët, mos më dërgoni kurrë masa si shembull. Nuk do të më bëjnë dhe unë nuk do të ndryshoj veten time për të më bërë. Punoni me mua dhe të pasmet e mia të mëdha. Me dashuri, Bebe”.
Dhe më shumë se një mesazh, ky është një leksion fantastik për të gjitha vajzat të famshme ose jo që ato ta duan trupin e tyre, pa komplekse dhe të pranojnë vetveten siç realisht janë!