Dita e sotme ka qenë mjaft aktive për politikanët e mazhorancës. Ata i janë drejtuar Kuvendit për të votuar disa projektligje. Si çdo të enjte, nuk kanë munguar foto të ministrave apo deputetëve, shkrepur nga fotografi Agim Rama.
Nga koleksioni i publikuar nga profili i tij në Facebook, të bëjnë përshtypje fotografitë e deputetit të famshëm tashmë, Rrahman Rraja.
Ky i fundit është nga ata deputetë aspak aktivë, por që u bë i njohur pas publikimit të dëshmisë së nënkomisar Nuhut, lidhur me rastin Xhisiela. Më pas, deputeti socialist u fotografua me paterica, pasi kishte thyer këmbën e djathtë.
Ajo që të bën përshtypje janë fotot e sotme, ku Rraja shihet teksa mbërrin në parlament me një mjet tepër luksoz. Por, deputeti socialist duket se e ka me pasion drejtimin e makinës, teksa edhe pse me paterica, preferon ta ngasë vetë.