Femrat në Shqipëri po braktisin gjithnjë e më shumë lindjet natyrale. Sipas statistikave, 40% e lindjeve në Shqipëri kryhen përmes operacionit. Pra, 1 në 5 lindje ndodh përmes lindjes cezariane.
Ky trend ka pësuar rritje me 2%, ndërsa listën e kryeson qyteti i Librazhdit ku 67% e grave shtatzënë kanë zgjedhur lindjen cezariane.
Sipas studimeve, rezulton se përgjatë vitit 2017, 40% e lindjeve janë kryer me intervent, duke pësuar një rritje me afro 2% krahasuar me një vit më parë.
Në një prenoncim për Ora News, Arben Rrugia shprehet se obeziteti është një nga shkaqet që ka çuar në rritjen e lindjeve me operacion.
“Të gjitha gratë mendojnë se lindja me operacion është një lindje e thjeshtë dhe pa problematika, megjithatë ajo ka problematikat e saj. Është një ndërhyrje, është një intervent që mund të shoqërohet dhe me komplikacione, të cilat mund të jenë dhe fatale”, thotë Rrugia.
Listën e kryeson Librazhdi, ku 67% grave aty kanë zgjedhur operacionin dhe jo lindjen natyrale pasuar nga Saranda dhe më pas Berati.