Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

ONM rekomandon shkarkimin e prokurorit Gent Osmani

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
ONM rekomandon shkarkimin e prokurorit Gent Osmani

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka sugjeruar shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Gent Osmani, i cili, në “kundërpërgjigje” ka vendosur t’i shërbejë qeverisë për të shpëtuar nga telashet e Vetingut.

Rekomandimi i ONM-së i kërkon Komisionerit Publik që të ankimojë vendimin e Komisionit të Vetingut për konfirmimin në detyrë të prokurorit Gentian Osmani. Rekomandimi mban datën 9 gusht 2018. Rreth një muaj pas këtij rekomandimi, prokurori Gent Osmani u bë personazh publik, pasi vendosi që të mos hetonte vëllain e ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, si të dyshuar për trafik narkotikësh, por të kërkonte arrestimin e denoncuesit të Agron (Geron) Xhafaj.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e ka përmbledhur rekomandimin e tij për shkarkimin e Osmanit në 3 pika kryesore, të cilat lidhen të gjitha me dyshimet mbi pasurinë e krijuar nga prokurori dhe mungesën e aftësisë së tij paguese me burime financiare të ligjshme për shpenzimet e kryera.

1. Në vitin 2009, prokurori Gentian Osmani ka deklaruar se ka porositur një apartament me sip.72 m2, me vlerë totale 67.800 euro. Po sipas deklarimit të tij, ai ka paguar paraprakisht shumën prej 47.680 euro, e cila është e përbërë nga: a. kursime të tij ndër vite; b. hua 20 mijë euro nga shtetasi A.Ç; dhe, c. dhuratë nga vjehrri në shumën 1.5 milionë lekë. Huanë prej 20 mijë eurosh ai ka deklaruar në vitet e mëtejme se e ka shlyer me këste.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka krijuar dyshime të forta, si për kursimet, ashtu edhe për shlyerjen e kësteve të huasë, të cilat kanë shërbyer për blerjen e apartamentit.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, nuk konfirmohet aftësia financiare e prokurorit Osmani për të shlyer huanë në vlerën 20 mijë euro. Gjithashtu, deklarata e njëanshme e vjehrrit të tij, për dhurimin e 1.5 milionë lekëve për blerjën e këtij apartamenti është e pamjaftueshme për t’u konsideruar e vërtetë, si edhe për të shërbyer si burim i ligjshëm i prokurorit Osmani.

Pika tjetër e dyshimtë, e ngritur nga ONM për blerjen e këtij apartamenti nga prokurori Gent Osmani është fakti që, “sipas të dhënave të deklaruara, subjekti nuk ka pasur aftësi paguese për shlyerjen e kësteve të huasë gjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013, përfshirë edhe interesat përkatëse.

Ndërkohë, shprehet ONM, edhe nëse merret e mirëqenë që huaja prej 20 mijë eurosh është e saktë, sërish prokurori Osmani nuk arrin të justifikojë, me të ardhurat e tij, kursimet që i kanë shërbyer për të paguar një pjesë të këstit të parë për blerjen e apartamentit.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ngritur pikëpyetje edhe mbi mundësitë financiare të prokurorit Osmani për blerjen e një automjeti. Në rekomandimin e saj për apelimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit, ONM shprehet se diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, nuk justifikojnë shumën që është përdorur për blerjen e automjetit.

Gjithashtu, ONM ka vënë pikëpyetje edhe mbi shpenzimet e kryera nga ana e prokurorit Gent Osmani gjatë disa viteve. Në rekomandimin për apelimin e vendimit të konfirmimit, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë ngritur dyshimin se prokurori Osmani ka shpenzuar më shumë se sa ka pasur mundësi financiare në vitet 2005, 2009, 2011, 2012 dhe 2013.

Në shkresën drejtuar Komisionerit Publik, ONM ka rezervuar edhe një kritikë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas vëzhguesit ndërkombëtar, KPK ka vendosur konfirmimin në detyrë të prokurorit Osmani, pavarësisht se, gjatë procesit të rivlerësimit, ka zbuluar fakte të dyshimta mbi pasurinë e subjektit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi, në Korrik 2018, të konfirmojë në detyrë prokurorin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Gentian Osmani. Pak ditë pas këtij vendimi, ONM i sugjeroi zyrtarisht Komisionerit Publik që të ankimojë këtë vendim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

KPK ka detyrimin që të publikojë vendimin e plotë brenda 30 ditëve nga shpallja e tij. Por, kur kanë kaluar rreth 2 muaj, Komisioni i Vetingut ende nuk e ka zbardhur vendimmarrjen e tij për prokurorin Gentian Osmani. Vetëm pasi të zbardhet vendimi, Komisioneri Publik mund të ushtrojë të drejtën e ankimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. /Boldnews

Tags: e prokuroritGent OsmaniONMrekomandonshkarkimin

TË LIDHURA

Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve! Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve
Aktualitet

Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve! Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve

13:00 | 26/08/2025
Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro
Aktualitet

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

09:03 | 26/08/2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin
Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

22:45 | 25/08/2025
Next Post
Drejt përfundimit, ja si duket “Arena Kombëtare” (Video)

Drejt përfundimit, ja si duket “Arena Kombëtare” (Video)

Tre kallëzime “konstante” mbajnë në burg Rexhep Rrajën

Tre kallëzime “konstante” mbajnë në burg Rexhep Rrajën

Maradona sulmon gjysmëfinalistët: Jeni të “sunduar” nga mafia

“Shkon 20 herë në banjë para ndeshjes”, Maradona telefonon Messin për ti...

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve! Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve
Aktualitet

Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve! Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve

by mirseda
13:00 | 26/08/2025
0

Fakti që shumë e më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia këto muaj, nënkupton se ata kalojnë...

Kush është Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës

Kush është Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës

11:50 | 26/08/2025
“SHBA nuk po shpenzon për Ukrainën”, Trump: Dërgesat e armëve paguhen nga NATO

“SHBA nuk po shpenzon për Ukrainën”, Trump: Dërgesat e armëve paguhen nga NATO

11:44 | 26/08/2025
Përfundojnë punimet, hapet ura e re që lidh Mitrovicën

Përfundojnë punimet, hapet ura e re që lidh Mitrovicën

10:22 | 26/08/2025
“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza nga një sulm izraelit

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza nga një sulm izraelit

09:30 | 26/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com