Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Patozi shan të vetët e të botës: Racë e …

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Astrit Patozi zbulon shtysën e vetme që e frymëzon në garën për kreun e PD-së

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi bën një analizë të situatës në politike në vend. Në sytë e tij klima politike paraqet një tablo të zymtë.

Shkrimin e tij e nis me titullin “Një skicë të trishtuar për Shqipërinë normale”. Deri më sot Patozi është i njohur për opozitarimin e tij si ndaj qeverisë Rama po ashtu dhe vetë opozitës e ca më shumë ndaj kredemoratit Basha.

“Shqipërisë normale nuk i lejohet as të mendojë me kokën e vet, sepse është e detyruar të pranojë njërin nga dy versionet zyrtare, edhe sikur të jetë e bindur plotësisht që janë të dyja gënjeshtra të trasha. Të udhëheqësit në qeveri, apo të atij tjetrit në opozitë”, shkruan Patozi në komentin e tij.

“Shqipëri normale quhet bashkësia e qytetarëve të pështirosur nga banaliteti dhe egërsia e race politikanësh, që e kanë futur atdheun mes këmbëve dhe po e shqyejnë pa mëshirë, duke na treguar se këtë “sakrificë” po e bëjnë për të mirën tonë. Popullsia e saj shtohet dita-ditës në përpjesëtim të drejtë e zvogëlimin e njerëzve që mund ta përfaqësojnë atë ende në të gjitha nivelet e pushtetit apo të hapësirës publike. Dhe jam shumë i sigurt që, nëse nuk do të ketë reagim, më e keqja nuk ka ardhur ende”, shkruan Patozi në Facebook.

NJË SKICË E TRISHTUAR PËR SHQIPËRINË NORMALE

Shqipëria normale është sot më e papërfaqësuar se asnjëherë më parë. Asaj nuk i lejohet refuzimi, madje as mospërfillja, sepse edhe kjo e fundit e ka çmimin e vet. Ngaqë është përdhunshëm e detyruar të zgjedhë patjetër njërin mes dy “Babaleve”, nëse do që të ketë një zë publik.

Edhe po qe e neveritur prej të dyve, është e detyruar që patjetër të rreshtohet në njërën prej turmave të klakerëve, që duartrokasin me ose pa lekë liderin e tyre, nëse do që dikush ta numurojë. Në mos gjithmonë, të paktën vetëm atëherë kur ka zgjedhje.

Shqipërisë normale nuk i lejohet as të mendojë me kokën e vet, sepse është e detyruar të pranojë njërin nga dy versionet zyrtare, edhe sikur të jetë e bindur plotësisht që janë të dyja gënjeshtra të trasha. Të udhëheqësit në qeveri, apo të atij tjetrit në opozitë.

Që do të thotë se e vërteta nuk duhet kërkuar askund tjetër, përveçse tek njëri prej tyre, madje në jo pak raste, tek të dy njëkohësisht. Dhe për këtë nuk ka nevojë domosdoshmërisht të presësh 17 majin. Sepse në këtë vend nuk lejohet të arsyetosh vetë apo të kërkosh shpjegime, larg qoftë, prova dhe fakte, jo e jo.

Shqipërisë normale nuk i lejohet as të kthejë kokën nga ana tjetër, nëse është e lodhur nga luftërat e vërteta apo të rreme me “Babale”. Sepse e ka të pamundur të shpëtojë nga pusitë, që fillojnë në mëngjes me produktet apo fjalimet që dalin prej fabrikave të dy partive dhe mbarojnë në darkë me konspektimin e tyre nga të gjitha mediat elektronike.

Shqipërisë nuk i lejohet të flasë e jo më të debatojë për tema të tilla të “rëndomta”, si taksat, çmimet, mjedisi, shërbimet publike, administrata, drejtësia, reforma zgjedhore, shteti, kushtetuta etj, sepse është e detyruar të pranojë si kauza kombëtare vetëm hallet personale dhe familjare të udhëheqësit në qeveri dhe të atij në opozitë. Të cilëve, çuditërisht, jo rrallë u përputhen agjendat.

Shqipërisë normale i ndalohet madje dhe që të qëndrojë mënjanë, sepse kjo i llogaritet që punon për llogari të armikut nga të paktën njëri prej liderëve, në mos nga të dy njëherësh. Shqipëria normale është e detyruar, jo vetëm të pranojë, por edhe të zgjedhë patjetër njërin prej tyre, jo vetëm një herë në dy vjet, kur shkon të votojë, por edhe çdo ditë tjetër që i ka falur Zoti.

Ndaj dhe banorët e saj janë sot më të dobët, më të pambrojtur dhe më të pamotivuar se kurrë, edhe pse me letra ne quhemi vend i lirë. Sepse të vetmen gjë që zgjedhin vetë dhe me dëshirë ata kanë, ose mbijetesën këtu, ose ikjen si refugjatë, duke braktisur dhe zbrazur Shqipërinë.

P.S. Shqipëri normale quhet bashkësia e qytetarëve të pështirosur nga banaliteti dhe egërsia e race politikanësh, që e kanë futur atdheun mes këmbëve dhe po e shqyejnë pa mëshirë, duke na treguar se këtë “sakrificë” po e bëjnë për të mirën tonë. Popullsia e saj shtohet dita-ditës në përpjestim të drejtë e zvogëlimin e njerëzve që mund ta përfaqësojnë atë ende në të gjitha nivelet e pushtetit apo të hapësirës publike. Dhe jam shymë i sigurt që, nëse nuk do të ketë reagim, më e keqja nuk ka ardhur ende.

Tags: e pështirosuri mllefosurpatozipolitikanëshracë

TË LIDHURA

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën
Aktualitet

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

22:43 | 31/10/2025
Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur
Aktualitet

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali
Aktualitet

Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali

21:24 | 31/10/2025
Next Post
‘Bisha’ rikthehet në kafaz pas 10 muajsh, fitorja rrit shanset për…

‘Bisha’ rikthehet në kafaz pas 10 muajsh, fitorja rrit shanset për...

Ligji i ‘Kurvave’ 1921/ Pse e lejoi Zogu prostitucionin?

Ligji i ‘Kurvave’ 1921/ Pse e lejoi Zogu prostitucionin?

1927/ Kur në Shqipëri u tentua të ndalohet bixhozi!

1927/ Kur në Shqipëri u tentua të ndalohet bixhozi!







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën
Aktualitet

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

by mirseda
22:43 | 31/10/2025
0

Ish-truproja i Fatos Nanos, i ftuar në News24 ka treguar detaje nga jeta e ish-kryeministrit. Viktor Agolli...

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

22:11 | 31/10/2025
Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

21:26 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com