Sfida ndaj Skocisë do të jetë definitive për Shqipërinë. Nëse kuqezinjtë nuk arrijnë të mposhtin Skocinë, skuadra e Panuçit bie automatikisht nga kategoria. Për rrjedhojë, sezonin e ardhshëm do të bëjë pjesë në Grupin B, me skuadra si San Marino, Gjibraltar, Andorra, Malta, Lihtenshtjn.
Kësisoj kuqezinjtë janë të dënuar të fitojnë, për të mos përfunduar në Ligën D. “Do të bjerë nga kategoria nëse nuk ia del të mundë Skocinë”, shkruhet në përshkrimin e UEFA-s për Shqipërinë.