Sërish Real Madrid dhe sërish një galaktikë në qendër të merkatos. Kina do të ofrojë një ofertë për sulmuesin e Los Blancos, Karim Benzema.
“Don Balon” raporton se drejtuesit Merengues kanë marrë një ofertë prej 50 milionë euro nga Kina për francezin. Pas lamtumirës së Ronaldos, klubi i Florentino Perez mund të humbasë një tjetër yll.
Nëse konfirmohet, oferta nga Azia mund edhe të kënaqë pritshmëritë ekonomike të Real Madrid, që është në kërkim të likuiditetit për të investuar menjëherë më pas në merkato, mbase me goditjen e madhe, aq shumë të munguar prej disa vitesh te Los Blancos.
Benzema mund të mos pëlqejë faktin që do të duhet të lërë Europën për një kampionat shumë më modest. Nuk ka ende asnjë konfirmim apo qëndrim zyrtar. Por duket se oferta kineze është shumë konkrete dhe se në janar mund të çelet një tratativë e vërtetë për transferimin e sulmuesit francez.