Kreu i PD-së Lulzim Basha, i është përgjigjur flakë për flakë kreut të qeverisë Edi Rama. Në një deklaratë para mediave, u ka bërë thirrje prokurorëve të ndershëm që të refuzojnë urdhrat e paligjshëm të Arta Markut dhe Edi Ramës.
“Ata që mendojnë se mund të mbrojë Ramën e kanë gabim. Pushteti i Ramës ka marrë fund. Rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal më asgjë. Përpjekjet e tij për të kërcënuar, shantazhuar, apo shpërqëndruar opinionin publik kanë marr fund. Këto janë përpjekje mjerane dhe shprehje e panikut që e ka kapur më të drejtë. Nuk e shpëtojnë dot as atë dhe as bashkëpunëtorët e tij.
Thirrje prokuroreve të ndershëm që tu rezistojnë urdhrave të Prelës dhe Markut. Ata janë vënë në shërbim të Ramës dhe krimit për të shkatërruar hetimet dhe provat. Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj popullit, ligjit dhe drejtësisë.
Ju bëj thirrje që në kundërshtim të urdhrave kriminalë të nxjerrin fletë arrestet për Ardi Veliun dhe drejtorin e Policisë së Fierit. Të merret si i pandehur Balla, dhe hetim për Ramën, Xhafën dhe Prelën…
Provat janë të qarta dhe ulëritëse. Nga vetë fshikujt e përgjimit del se si kupola e Policisë dhe Prokurorisë u përfshinë te çështja Babales. Kanë paguar dëshmitarë të rremë për të shpëtuar vëllanë e ministrit të Brendshëm.
Faktet për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar dhe paguar një dëshmitarë të rremë, me qëllim mbrojtjen e trafikantit Agron Xhahës janë të pakundërshtueshme.
Veproni sa nuk është vonë. Nga veprimi dhe mosveprimi juaj sot varet stabiliteti i vendit dhe paqja sociale. U bëj thirrje të gjithë policëve të ndershëm.
Mos pranoni që të trajtoheni si shërbëtorë të kryeministrit dhe të krimit. Iu bëj thirrje gazetarëve që të bashkon në përpjek në luftën kundër krimit. Iu bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që të distancohen nga regjimi kriminal i Ramës.