Ndërtimi i stadiumit të ri “White Hart Lane” bëri që Tottenham të mos bënte asnjë blerje në merkaton e verës. Drejtuesit e klubit vendosën që të mos largonte asnjë lojtarë, duke i besuar sërish të njëjtit grup që bëri mjaft mirë sezonin e fundit. Por duket se janari do të jetë një merkato mjaft e ‘nxehtë’ për skuadrën e drejtuar nga Pochettino.
Sipas asaj që bën me dije “HITC” drejtuesit e klubit po mendojnë që t’i ndërtojnë një skuadër kompetitive trajnerit Poketino. Ndërsa ajo që theksohet është se në repartin e portierëve mund të vijë një shqiptar dhe bëhet fjalë për portierin aktual të Kombëtares Shqiptare dhe Lacios, Thomas Strakosha. Në merkaton e janarit sipas “HITC” lojtari mund të kalojë me parametra “0” drejt klubit anglez.