Xhisiela Malokut me sa duket po i pëlqen shumë vëmendja mediatike ndaj po bën gjithçka për te ruajtur këtë vëmendje.
Pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e gjyshit të saj dhe Xhisiela akuzoi opozitën për aktin.
Këtë vorbull ngjarjesh e komenton edhe futbollisti i Teutës, Ditmar Bicaj. “I paska lëshuar pëllumbat kjo” ka qenë komenti i qendërmbrojtësit në rrjetet sociale.
Por, këtë koment të Bicajt që bëri bujë në rrjetet sociale, vetë Xhisiela nuk e ka lënë pa kaluar. Në një foto të postuar në Instagram, ajo i kthehet Bicajt: “I kam lëshuar te mami ose motra jote! Vrapo t’i marrësh shpejt.”