Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Maradona këshillon Messin: Argjentina e mbushur me tradhtarë, mos u kthe

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Maradona këshillon Messin: Argjentina e mbushur me tradhtarë, mos u kthe

Lionel Messi që pas dështimit të Argjentinës në Kupën e Botës nuk është grumbulluar asnjëherë më nga ekipi kombëtar dhe duket se kjo situatë do të vazhdojë. Me një kërkesë të veçantë për yllin e Barcelonës ka ardhur legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona.

Ai ka përsëritur thirrjen e tij për Lionel Messin, që t’ia kthejë përfundimisht shpinën Argjentinës, pasi ai u hodh poshtë (nuk u mbrojt) nga shokët e ekipit kombëtar, si Javier Mascherano dhe tradhtarët brenda Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA).

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 i tha “Infobae”: “Kjo është arsyeja, pse i them Messit që të mos kthehet më në kombëtare dhe të marrë të gjitha fajet mbi vete. Ne do të “mbajmë zi”, për shkak se nuk kemi asnjë lojtar tjetër si ai, por Messi nuk mund të mbajë gjithmonë mbi vete përgjegjësitë e AFA”.

Maradona nënvizoi se ish-ylli i Barcelonës, Mascherano, i veçuar si një figurë e rangut të lartë, duhej të kishte bërë më shumë për ta mbrojtur Messin nga kritikat, referuar Botërorit të Rusisë: “Është shumë e lehtë të fajësohet Messi për gjithçka, por kështu nuk rregullohet asgjë tek Argjentina.

Dhe kjo më vret, sepse, nëse ka shokë, që me të vërtetë e duan Messin, ata duhet të kishin dalë për ta mbrojtur, jo të heshtnin për mediat. Kam gabuar për Mascheranon, mendova se ishte një udhëheqës. Sot, më duhet të them se Mascherano nuk është ai që besova, por gabimi është krejtësisht imi, jo i tij”.

Maradona ka pohuar më parë se do të ishte i gatshëm të kthehej për një eksperiencë të dytë si trajner i kombëtares argjentinase, rol të cilin sugjeroi ta bënte edhe pa pagesë. Sidoqoftë, ai është kthyer prapa në këtë qëndrim. Diego nuk ka më dëshirë të mplekset me situatën që ekziston në kombëtaren e vendit të tij, por të punojë te skuadra meksikane e Dorados, ku drejton aktualisht.

“Nuk do të kthehem, – tha Maradona. – Unë jam duke pritur për të bërë shumë gjëra këtu, ndërsa në ekipin kombëtar dominon një bandë e tërë tradhtarësh. Aty nuk do të kthehem. Ne kemi kërkuar një drejtim të ri të AFA dhe kemi zgjedhur Claudio Tapia.

Unë jam fajtor për këtë zgjedhje. Ai erdhi për të më kërkuar ndihmë dhe i thashë “po”. Tapia më tregoi shumë gjëra, që do t’i bënte si president, por më pas nuk bëri asgjë. Ai, madje, nuk më telefonoi më. Kjo është tradhti dhe unë e pështyj fytyrën e tradhtarëve”.

Tags: ArgjentinakëshillonmaradonambushurMessinmos u kthetradhtare

TË LIDHURA

Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim
Sport

Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim

20:06 | 04/04/2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill
Sport

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

15:01 | 04/04/2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë
Sport

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

12:41 | 04/04/2026
Next Post
Mos u trembni nga vranësirat në bregdet, janë kalimtare

Parashikimi i motit 10 Tetor, ja çfarë thonë meteorologët

Video/ “Je idiot, je zar i vogël”, deputeti sherr me gazetarin: Zhvishu lakuriq…

Video/ “Je idiot, je zar i vogël”, deputeti sherr me gazetarin: Zhvishu lakuriq…

Vrasja në ish-Bllok/ Drejtori për Sigurinë Publike: Ja kush ishte biznesmeni që më njoftoi

Vrasja në ish-Bllok/ Drejtori për Sigurinë Publike: Ja kush ishte biznesmeni që më njoftoi







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com