I njohur si personi më i kërkua nga ana e autoriteteve belge, shqiptari Safat Rustemi (Bajri) do të vuaj të paktën nëntë vjet burg në Shqipëri, me kërkesë të Belgjikës. Kështu është shprehur një ditë më parë ministri i Drejtësisë belge Koen Geens (CD & V) përpara Komitetit të Zyrës së Drejtësisë. Shqipëria nuk ka traktat ekstradimi me Belgjikën, raporton media belge hln.be.
Rustemi ishte në listën e personave më të kërkuar nga policia federale belge, derisa ai u dëbua vitin e kaluar nga Zyra e Imigracionit (DVZ) sepse ai qëndronte ilegalisht në Belgjikë.
Në fillim të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit e Brukselit e dënoi me pesë dhe katër vjet burgim. Ai e kundërshtoi atë dënim dhe bëri një ankesën në maj të viti 2017. Disa javë më vonë ai u lirua me kusht. DVZ e dëboi atë nga vendi, edhe pse kishte një gjykim të ri penal kundër tij.
Këtë vit ai u dënua në mungesë deri në 13 vjet burg. Nuk është ende e qartë nëse ai do ta vuaj dënimin në Shqipëri, pasi ai mund ta kundërshtojë masën e dënimit të dhënë nga ana e Belgjikës.
Ministri Geens pati një takim javën e kaluar me homologen e tij shqiptare Etilda Gjonaj, por asnjë detaj nuk është publikuar lidhur me atë se çfarë ata kanë diskutuar.
“Siguruam që në të ardhmen të dy vendet do të bashkëpunojnë më shumë për ekzekutimin e dënimeve dhe ndjekjen penale të të dyshuarve si Z. Rustemi”, tha Geens, pas takimit me ministren shqiptare.
Media belge ka zbuluar këto detaje ndërsa për shtypin në Shqipëri, nuk është bërë asnjë e dhënë e ditur për takimin e ministres tonë të Drejtësisë me ministrin belg. Mesa duket kjo ka qenë një lëvizje sekrete nga ana e shtetit shqiptar, pas arrestimit të Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës i cili është ndaluar me 21 shtator në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë./TIRANA TODAY/