PSG ka shkatërruar në pjesën e parë kampionin serb, Crvena Zvezdan 4-0 janë duke triumfuar parisienët në këtë ndeshje falë dy golave të Neymar golit të Cavanit dhe Di Marias. Ylli brazilian ka kaluar në avantazh skuadrën e tij pas ekzekutimit fantastik të një goditje dënimi, ndërsa vetëm dy minuta është sërish ai që dyfishon rezultatin.
Më pas sfida kthehet në “qesharake” ku parisienët shpërdorojnë raste pa fund, deri në momentin që Cavani “vallëzon” në mbrojtjen e serbëve për të shënuar golin e tretë.
Di Maria është autori i golit të katërt. Ishte belgu Munier që hedh në zonë një top fantastik dhe argjentinasi e shfrytëzon mjaft mirë duke e dërguar në rrjetë. PSG kishte dhe raste të tjera për të shënuar por nuk i shfrytëzoi si duhet në pjesën e arë, mbetet për tu parë se sa do të përfundojë ndeshja.