Pirja e lëngut të kockave ka efekte të jashtëzakonshme për trupin tonë, dhe pa frikë mund të konsiderohet si një “minierë” lëndësh ushqyese.
Një gotë lëng kockash përmban 10 gram proteina, ndër të cilat më i rëndësishmi, kolagjeni. Lëngu që nxirret nga kockat e zjera mirë, mund të zëvendësojë medikamentet e ndryshme.
Lëngu i kockave përmban 2 aminoacide bazë për ndërtimin e indit lidhor, pa to, trupi ynë do te “thërrmohej”. Ndër të tjera ai përmban gjithçka i duhet kockave tona, rruazave të gjakut, lëkurës dhe flokëve. Lëngu i kockave është mjaft i ushqyeshëm për fëmijët e vegjël, për të forcuar aparatin e tyre tretës, nga ku fillon edhe imuniteti i tyre.