Një ditë më parë është publikuar lajmi për një ngjarje të pazakontë që ka përfshirë ‘Llapashticën e Poshtme’. Një person i paidentifikuar ka shkatërruar mbi 80 varre. Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar për ngjarjen në fjalë, me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”.
Ajo thotë se personi përgjegjës për këtë ngjarje, ende është i lirë dhe nuk është arrestuar nga autoritetet kosovare.
Personi në fjalë ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë dhe të atit të saj e po kështu familjarëve.