Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Video/Ç’po ndodh? Artileria e rëndë zbarkon në Tiranë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Ç’po ndodh? Artileria e rëndë zbarkon në Tiranë

Në Tiranë po zhvillohet parada ushtarake ku marrin pjesë rreth 1200 ushtarë nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova dhe Forcat e Armatosura shqiptare. I pranishëm në paradën që po zhvillohet në sheshin Nënë Tereza është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Parada madhështore e “Albanian Lion 2018” ka sjellë zbarkimin në kryeqytetin shqiptar të shumë mjeteve ushtarake, helikopterëve dhe rreth 1200 ushtarëve.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se ne jemi të qartë për orientimin tonë pro perëndimor, ndërsa shtoi se modernizimi i bazës ushtarake të Kuçovës është konfirmim i rolit dhe rëndësisë së Shqipërisë në NATO.

“Përshëndes 1200 ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje dhe u uroj mirëseardhjen. Reputacioni i marinës britanike është i mirënjohur, shpreh falënderimin për bashkëpunimin. Kjo stërvitje shërbeu jo vetëm për partnerët tanë. Për tre javë bazat tona ushtarake kanë pasur këta mysafirë të vecantë dhe janë bërë arenë e stërvitjes sonë të përbashkët. “Albanian Lion 2018” vjen edhe si rritje e ndërveprimit me fqinjët, ne jemi të qartë për orientimin tonë pro perëndimor. Vendi ynë, pavarësisht përmasave mbetet me kontribute të rëndësishme në NATO. Pas 9 vitesh pjesë e NATO-s Shqipëria po kontribuon. Modernizimi i bazës së Kuçovës është konfirmim i rolit dhe rëndësisë së vendit tonë duke marrë në konsideratë faktin, që është e vetmja bazë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Kjo është rrjedhojë e seriozitetit. Nga nëntori i këtij vitit do të marrim kryesimin e qendrës për siguri dhe koordinim, në 2019 do të marrim kryesimin e Kartës së Adriatikut. NATO do të ndërtojë në Kuçovë bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku u shpreh se ‘Këto dy javë kanë qenë intensive, shpirt luftarak dhe niveli bashkëpunues. Jemi krenarë që FA ka treguar nivelin më të lartë të mundshëm duke mos u dalluar nga partnerët tanë”.

Ndërsa gjeneral majori britanik tha se: ” Shqipëria është një vend shumë i bukur. Shqipëria luan një rol kyç. “Albanian Lion 2018” është mundësi për grupin për dislokimin, për forcat e marinës për të kontribuar dhe vlerësuar gatishmërinë. Kjo është një përvojë për ushtarët e të dyja vendeve, në dy javët e shkuara, kemi pasur trupat të bashkuara në taktika të ndryshme me cilësi të lartë trajnimi”.

Gjatë paradës forcat ushtarake kanë kryer edhe disa demonstrime në prani të personaliteteve dhe qytetarëve që ndodheshin në sheshin Nënë Tereza për të ndjekur aktivitetin. Stërvitja e trupave ka filluar që më datë 9 shtator, duke shfrytëzuar bazat më të rëndësishme ushtarake të Shqipërisë, që nga bazat detare të Kepit të Palit, Pashalimanit, Porto Palermos, gadishullin e Karaburunit, bazat ajrore të Rinasit e Farkës, garnizonin e Zall-Herrit si dhe rajonin stërvitor të Bizës. Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve të evakuimit jo luftarak nëpërmjet detit dhe ajrit duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë.

TË LIDHURA

SPAK jep pretencën për pedagogët dhe punonjësit e pandehur të Universitetit Bujqësor të Tiranës
Aktualitet

SPAK jep pretencën për pedagogët dhe punonjësit e pandehur të Universitetit Bujqësor të Tiranës

12:18 | 27/02/2026
Bardhi: Rama nuk është më i lirë, zbaton urdhrat e të pandehurës Balluku
Aktualitet

Bardhi: Rama nuk është më i lirë, zbaton urdhrat e të pandehurës Balluku

11:37 | 27/02/2026
Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë
Aktualitet

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

11:20 | 27/02/2026
Next Post
“Kunati më goditi me sëpatë në kokë, më hodhën në ferra. Kemi 5 vite sherre për një rrugë”

"Kunati më goditi me sëpatë në kokë, më hodhën në ferra. Kemi 5 vite sherre për një rrugë"

“Kuvendi shqiptar i përfshirë në rrjetin e pastrimit të parave të krimit”

"Kuvendi shqiptar i përfshirë në rrjetin e pastrimit të parave të krimit"

Serbët përtej limiteve: Mafia shqiptare ndëshkoi Ronaldon me të kuq në Champions

Serbët përtej limiteve: Mafia shqiptare ndëshkoi Ronaldon me të kuq në Champions







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Hashim Thaçi del para Gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë, : Jam plotësisht i pafajshëm
Kosovo

Hashim Thaçi del para Gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë, : Jam plotësisht i pafajshëm

by mirseda
12:38 | 27/02/2026
0

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën e dytë që i është ngritur...

SPAK jep pretencën për pedagogët dhe punonjësit e pandehur të Universitetit Bujqësor të Tiranës

SPAK jep pretencën për pedagogët dhe punonjësit e pandehur të Universitetit Bujqësor të Tiranës

12:18 | 27/02/2026
Bardhi: Rama nuk është më i lirë, zbaton urdhrat e të pandehurës Balluku

Bardhi: Rama nuk është më i lirë, zbaton urdhrat e të pandehurës Balluku

11:37 | 27/02/2026
Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

11:20 | 27/02/2026
Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

11:18 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com