27% e fëmijëve me aftësi të veçanta në Shqipëri nuk mund ta ndjekin shkollën. Mungesa e kushteve në institucionet edukuese ka bërë që prindërit të mos i regjistrojnë në shkollë fëmijët me aftësi ndryshe. “World Vision” i publikoi këto shifra
Një studim i kryer së fundmi në 10 bashki të vendit tregon se 27% e fëmijëve me aftësi të veçanta në Shqipëri nuk mund ta ndjekin shkollën.
Mungesa e kushteve në institucionet edukuese ka bërë që prindërit të mos i regjistrojnë në shkollë fëmijët me aftësi ndryshe, shkruhet në raportin e “World Vision”, organizata e cila kreu studimin.
Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, sqaron se deri në fund të këtij vit, numri i mësuesve ndihmës që do të mbështesin fëmijët me aftësi të veçanta gjatë orës së mësimit do të shkojë në 700.
Nikolla bëri të ditur se në kuadër të arsimit gjithëpërfshirës, së shpejti në shkollat 9-vjeçare do të zhvillohet edhe mësimi i gjuhës rome.