Në studion e emisionit të gazetarit Artur Zheji, ka shpërthyer një debat aspak i hijshëm mes avokatit Spartak Ngjela dhe Panajot Barkës. Gjatë debatit, studiuesi nga Dropulli u shpreh se kishte zbuluar që fisi i Ngjelës është me origjinë greke, dhe kjo e ka bërë avokatin që të shpërthejë në ofendime.
“Gjeneralët që kanë bërë grushtin e shtetit, ishin edhe ushtarak në Shqipëri. Fisi i Ngjelës rrënjë pas rrënje ishin në Greqi dhe ishin grekë. Ka familje të cilat në Lunxhëri që është i njëjti trung dhe mbiemër”, tha Barka.
Ngjela nuk e ka lënë me kaq, por i është kundërvënë Barkës me etiketime si ‘budalla’, ‘injorant’, etj.
Më herët, gjatë debatit teksa Ngjela po shpjegonte përse Shqipëria quhet ‘Albania’ nga të tjerët, Panajot Barka ndërhyri duke e pyetur se kush ia ka vënë këtë emër.
Përgjigjja e Ngjelës ishte e menjëhershme: Jot’ëmë ia ka vënë…