Pak ditë më parë reperi i njohur dhe ish-i dashuri i Ariana Grandes, Mac Miller u nda nga jeta. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij dhe u tha se reperi kishte kaluar në mbidozë. Vdekja e Miller shkaktoi hidhërim të madh tek fansat e tij, por edhe zhurmë në rrjet pasi shumë persona i shkruanin Ariana Grandes se ishte faji i saj pse reperi u nda nga jeta pasi ajo e ndau dhe nuk e ndihmoi të kapërcente këtë periudhë të vështirë me drogën.
Një ditë pas vdekjes së ish-të dashurit, Ariana reagoi duke postuar një foto të tij, por pa shkruar asgjë duke lënë të kuptohet se nuk gjente dot fjalë për dhimbjen aq të madhe. Ndërsa sot këngëtarja ka folur për herë të parë me anë të një postimi në Instagram ku i kërkon të falur reperit që nuk e ndihmoi dot dhe se vdekjen e tij nuk e pranon dot ende.
“Të kam adhuruar që ditën kur të takova kur isha 19 vjeç dhe gjithmonë do ta bëj. Nuk mund ta besoj që nuk je më këtu. Nuk mund ta pranoj. Ne kemi folur për këtë. Kaq shumë herë. Jam shumë e zemëruar, jam shumë e mërzitur nuk di çfarë të bëj. Ti ishe miku im më i dashur. Për shumë gjatë. Mbi të gjitha. Më fal që nuk e rregullova ose ta largoja dhimbjen tënde. Me të vërtet doja. Më i miri, më i ëmbli nuk e meritoje. Shpresoj të jesh mirë tani. Prehu”, ka shkruar Ariana krah videos ku ka xhiruar reperin.