Kombëtarja e 21-vjeçarëve pavarësisht se është mposhtur të martën në miqësoren me Italinë, ka treguar sinjale pozitive për të ardhmen. Duket se Kombëtarja A, tashmë e ka të pronotuar një sulmues, i cili do të luaj përkrah Gurit, pasi Balaj, Sadiku dhe Cikalleshi janë në një moshë që fillon rënia. Ai është Giacomo Vrioni, i cili shënoi golin e vetëm në përballjen me italianët.
Të rinjtë tanë u mundën me rezultatin 3-1 në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa autori i golit për tanët ishte Vrioni. Një djalosh shtatlartë, me fizik të fortë, 1.88 m i gjatë, 19 vjeç (15 tetor mbush 20 vjeç) dhe shënon gol në ndeshjen e parë me Shqipërinë. Lojtari ka lindur në Itali dhe është aktivizuar me përfaqësuesen U18 dhe U19 të Italisë më parë.
Vrioni tregoi se do të ketë të ardhme të ndritur në Kombëtare. Aktualisht ai ka rinovuar me skuadrën e Sampdoria deri në vitin 2022, ndërsa klubi e ka huazuar te Venezia për të luajtur më shumë minuta.
Un'emozione indescrivibile, in una partita per me sicuramente "particolare". Felicissimo per il gol, peccato per il risultato finale ma abbiamo lottato fino alla fine contro una grande nazionale! #italiaalbania🇮🇹🇦🇱#U21 pic.twitter.com/pbawamt4uz
— Giacomo Vrioni (@giacomovrioni32) September 12, 2018
Pas ndeshjes së djeshme sulmuesi shprehu emocionet e tij në një postim në Twitter ku shkroi: “Një emocion i papërshkrueshëm, në një ndeshje sigurisht speciale për mua. I gëzuar për golin, por i mërzitur për rezultatin. Por, luftuam deri në fund ndaj një kombëtareje të madhe.”