Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Emrat+Foto/Kush janë të arrestuarit në Nikël, goditen fiset e ‘forta’ Bami dhe Haka

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Emrat+Foto/Kush janë të arrestuarit në Nikël, goditen fiset e ‘forta’ Bami dhe Haka

Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA, janë duke ekzekutuar një aksion në  fshatin Nikël të Krujës për kapjen e personave të cilët shfaqin rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.

REPORT TV siguron pamjet e momentit të shoqërimit të gjashtë personave në fshatin Nikël të Krujës. Kamera e Report Tv ndoqi operacionin në Nikël, teksa fillimisht kanë shoqëruar në mjet të blinduar Tukun (Flamur Haka), që njihet si më kryesori i Niklës.

Më pas janë shoqëruar veç Flamur Hakës, edhe Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit). Policia i ka ende nëpër furgona dhe presin të mbarojë aksioni ku do ti dërgojnë më pas në Tiranë apo Durrës.

Flamur Haka, njihet në zonë me emrin Tuku, mendohet se është ‘koka’ e grupit kriminal të Niklës, që vepron në këtë zonë që prej 1998-ës. Flamur Haka nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2008 ai u dënua me burg për 7 grabitje me dhunë, atentat si dhe rrëmbim personi. Për këto vepra ai u dënua me 16 vjet burg.

Janë mbi 20 mjetë të forcave speciale në aksion, autoblinda dhe furgona të FNSH dhe RENEA. Në pikat kyçe janë vendosur snajpera për të parandaluar ndonjë rezistencë me armë nga personat që po kontrollohen. Aksioni është në vazhdim e sipër, nuk dihet ende nëse kanë sekuestruar armë, mjete të blinduara dhe sa persona.

Operacioni bëhet me dije se ka nisur 5 të mëngjesit, ku në terren ka zbritur një numër i madhe efektivesh me  mjete të blinduara. Sipas informacioneve, ndër të tjera ne krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

 

Për çfarë akuzoheshin anëtarët e grupit të Niklës:

Sipas prokurorisë, në shkurt të vitit 2005 është regjistruar procedimi penal kundër shtatë të pandehurve, Flamur Haka, Petrit Lleshi, Agron Tafani, Kreshnik Berisha, Mustafa Xheka, Edmond Sina dhe Ervin Belba. “Veprimtaria e kësaj bande ka filluar në prill të vitit 1998, kur dy prej anëtarëve të saj kanë vjedhur makinën e Bardhyl Medollit në vendin e quajtur Bregu i Lumit në Tiranë.

Pak muaj më pas, në fillim të vitit 1999, anëtarët e kësaj bande i kanë vënë gjobë prej 2 milionë lekësh shtetasit Petrit Metohu. Letra kërcënonte Metohun se nëse nuk do të paguante paratë, do t’i vriteshin fëmijët.

E veçanta e këtij rasti është se në fund të letrës, kishin nënshkruar sikur autor i gjobëvënies ishte Nehat Kulla dhe grupi i tij. Një tjetër grabitje e bandës e cila është faktuar, është kryer më 6 maj 1999. Rreth orës 21:30 të asaj nate, tre persona kanë hyrë në banesën e Gëzim Qefalisë, ku ndodhej edhe kosovari Ismet Kryeziu dhe i kanë marrë këtij të fundit 850 franga dhe 5200 marka.

Ndërkohë, vetëm gjashtë muaj më pas, Flamur Haka dhe Petrit Lleshi kanë rrëmbyer shtetasin Kujtim Shtufi dhe e kanë shpënë në një banesë në afërsi të urës së Tapizës. Më datë 19 nëntor 1999 ata i kanë telefonuar shtetasit Dodë Luli duke i kërkuar 50 milionë lireta italiane në këmbim të lirisë së Shtufit.

Pak orë më vonë, nën presionin e policisë, ata janë tërhequr nga kërkesa e tyre dhe kanë lënë të lirë Shtufin vetëm pasi i kanë marrë 20 mijë lekë, 300 mijë lireta si dhe një zinxhir floriri. Në qershor të vitit 2000 sërish Haka dhe Lleshi kanë tentuar që të vrasin shtetasin Bledar Ulliri, i cili për fat ka shpëtuar vetëm me një plumb në këmbë”.

21 prill 1998

Kreshnik Berisha dhe Edmond Sina kanë ndaluar makinën e Bardhyl Medollit, i cili ndodhej me kunatin, motrën e tij dhe dy fëmijë të vegjël. Të akuzuarit i kanë dalë përpara me armë më dorë e i kanë marrë makinën.

Fillim i vitit 1999

Anëtarët e kësaj bande kanë hedhur një letër në shtëpinë e Petrit Metohut, ku i kërkohej të paguante dy milionë lekë, përndryshe do t’i vrisnin fëmijët. Letra ishte nënshkruar sikur atë e kishte dërguar Nehat Kulla.

6 maj 1999

Kreshnik Berisha dhe Agron Tafani kanë hyrë në shtëpinë e shtetasit Gëzim Qefalia, ku ndodhej edhe kosovari Ismet Kryeziu. Nën kërcënimin e armëve ata kanë mundur t’i marrin shumën e 850 frangave dhe 5200 markave

18 nëntor 1999

Flamur Haka dhe Petrit Lleshi kanë marrë peng shtetasin Kujtim Shtufi dhe pak orë më pas, kanë telefonuar Dodë Lulin duke i kërkuar 50 milionë lireta për ta liruar. Pas presionit të policisë ata kanë liruar pengun

10 korrik 2000

Kreshnik Berisha, Petrit Lleshi dhe Ervin Belba, të pajisur me shkopinj i kanë zënë rrugën dy kambistëve Avni dhe Ramiz Gjuta. Me anë të kërcënimit ata kanë mundur që t’iu marrin atyre shumën e 1.4 milionë lekëve

5 dhjetor 2000

Rreth orës 12.00 të asaj dite, anëtarë të bandës kanë ndaluar në rrugën “Don Bosko” makinën e firmës së këpucëve “Filanto”. Nën kërcënimin e armëve, ata kanë mundur të marrin shumën e rreth tre milionë lekëve

10 qershor 2000

Flamur Haka dhe Petrit Lleshi kanë tentuar të vrasin shtetasin Bledar Ulliri. Ata e kanë ndjekur Ullirin nga pas dhe pasi i kanë prerë rrugën me makinë e kanë qëlluar me breshëri automatiku. Fatmirësisht ai është larguar

30 maj 2003

Anëtarë të kësaj bande kanë kryer grabitjen e makinës së shtetasit Hektor Begeja. Ai kishte parkuar makinën përballë Akademisë të Arteve, por kur është kthyer makina e tij ishte vjedhur nga Berisha dhe persona të tjerë

9 shkurt 2005

Kreshnik Berisha dhe Mustafa Xheka kanë kryer grabitjen e kambistit Reshit Beja, tek Fusha e Aviacionit. Mëngjesin e asaj dite ata i kanë grabitur me armë Bejës rreth 34 mijë euro, 4.4 milionë lekë si dhe 4400 dollarë./TIRANA TODAY/

Tags: “kapet”blindohetFshatiNikël

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Emri/Vdes në spital koka e grupit të frikshëm, vuante nga një sëmundje e rëndë

Emri/Vdes në spital koka e grupit të frikshëm, vuante nga një sëmundje e rëndë

Xhaxhai tenton të vrasë nipin 22-vjeçar. Policia zbardh ngjarjen

Xhaxhai tenton të vrasë nipin 22-vjeçar. Policia zbardh ngjarjen

Video/Arkivoli i mbuluar me flamurin shqiptar, i jepet lamtumira e fundit të riut. Flasin të afërmit

Video/Arkivoli i mbuluar me flamurin shqiptar, i jepet lamtumira e fundit të riut. Flasin të afërmit







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com