Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A mund të bëhet Europa një fuqi bërthamore?

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
A mund të bëhet Europa një fuqi bërthamore?

Nga Manuel Lafont Rapnouil & Tara Varma & Nick Witney

“A kemi nevojë për bombën bërthamore?”, pyeste muajin e kaluar në faqen e saj të parë “Welt am Sonntag”, një nga gazetat më të mëdha gjermane. Në një ese, politologu Kristian Hacke u përgjigj “po”, duke argumentuar se “për herë të parë që nga viti 1949, Republika Federale e Gjermanisë, nuk është më nën ombrellën bërthamore të Shteteve të Bashkuara”.

Është diçka e jashtëzakonshme, që gjermanët paqedashës dhe anti-bërthamorë, po luajnë sot me këto ide. Për 70 vjet, aleanca e NATO-s, u mbështet tek e fundit mbi besimin, se në rrethana ekstreme, presidenti amerikan do të ishte i gatshëm të rrezikonte shkatërrimin e Çikagos për të mbrojtur Berlinin.

Megjithatë, sulmi katastrofik i Donald Trumpit këtë verë ndaj Europës – kur ai u tha liderve të aleancës, se nëse Europa nuk do t’i bindej kërkesave të Uashingtonit, SHBA-ja mund të “shohë punët e veta” – e ka bërë një besim të tillë të papërshtatshëm.

Ndërkohë, fushata e llogaritur e agresionit ndaj Europës nga ana e Vladimir Putinit, dhe shfaqjet e  tij të përsëritura të gatishmërisë për të përdorur të gjitha mjetet për projektimin e fuqisë ruse, kanë ripohuar nevojën  e Europën për një pengesë të besueshme bërthamore – si alternativa e vetme për pranimin e një gjendjeje të kërcënimit kronik.

Por kjo me një bombë gjermane? Askush nuk dëshiron këtë:jo aleatët e Gjermanisë; jo bashkësia ndërkombëtare, e cila kupton se ruajtja e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), është në interesin e përbashkët të njerëzimit; dhe më e rëndësishmja, as vetë gjermanët. Gjithsesi, armët bërthamore të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, kanë aftësinë teknike për të siguruar një ombrellë parandaluese për Europën.

Ideja që forcat bërthamore të Francës dhe Britanisë së Madhe, mund të shndërrohen në një lloj “pengese europiane” nuk është e re. Parisi dhe Berlini, e diskutuan këtë çështje nën zë, në disa momente gjatë shekullit XX; Gjermania madje e hodhi poshtë ratifikimin e saj të vitit 1974 të NPT-së, me një rezervë të qartë ndaj “krijimit të një Bashkimi Europian, me aftësi të përshtatshme”.

Natyrisht, është e vështirë të parashikohet një ofertë e besueshme e një ombrellë bërthamore franko-britanike për aleatët dhe partnerët europianë, që janë ose do të pranohen në të ardhmen e afërt. Tek e fundit, Mbretëria e Bashkuar është në largim e sipër nga një BE, që mezi frymëzon besim; ndërkohë që Franca as nuk i kryen detyrat e veta bërthamore në NATO.

Përsa i përket përfituesve të ardhshëm, shumicës së tyre nuk u është dashur të mendojnë mbi çështjet bërthamore që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, dhe do të preferonin shumë që gjerat të mbeteshin po kështu. Por me siguri nuk do të duhet shumë kohë që Trump dhe Putin ta bëjnë të paqëndrueshëm qasjen e “futjes së kokës në rërë”, dhe për ta detyruar Europën të përballet me atë që do të kërkojë ambicija e saj e sapo-shpallur e “autonomisë strategjike”.

Dhe përsa i përket dy fuqive bërthamore, Britania mund t’ia dalë të realizojë Brexit, dhe përmbushë zotimin e saj, për të mos prekur “angazhimin e saj të pakushtëzuar” ndaj sigurisë së Europës. Ndërsa Franca ka një president të ri, i cili e ka mbrojtur konceptin e autonomisë strategjike, dhe nuk ka frikë nga risitë e guximshme.

Për më tepër, të dyja vendet kanë ndërmarrë hapa paraprakë drejt garancive reciproke bërthamore:preambula e traktatit të tyre të bashkëpunimit bërthamor ‘Lancaster House 2010’, konfirmon se çdo kërcënim ndaj “interesave jetike” të njërit, do të rëndojë njëlloj edhe tek pala tjetër.

Nëse dëshirojnë t’i ofrojnë Europës një siguri të përbashkët bërthamore, Britania dhe Franca duhet vetëm të vazhdojnë të ecin këtë rrugë – me thellimin e partneritetit të tyre bërthamor (për shembull, për shtrirjen bërthamore dhe objektivat e përbashkëta), dhe duke zhvilluar politikën e tyre të përbashkët deklaruese, për ta bërë të qartë, se ato që i shohin si “interesa jetike” të partnerëve eruopianë, janë në fakt edhe interesat e veta.

Natyrisht, të krijosh besueshmëri aty ku ka vërtet rëndësi – në sytë e agresorit të mundshëm – një “pengesë të zgjeruar” – kërkon që të dyja palët të angazhohen në një marrëveshje, për t’i prodhuar dëshmi të qëndrueshme të besimit reciprok. Këtu, NATO ka krijuar modelin përkatës. Garantuesit bërthamorë, duhet të përfshijnë përfituesit në të gjitha aspektet e doktrinës bërthamore, zhvillimit të politikave dhe planifikimit, duke ndarë kështu rreziqet dhe barrën përkatëse.

Në NATO, kjo ka për qëllim sigurimin e bazave dhe avionëve për të ofruar bomba bërthamore. Në kontekstin e Europës, atje ku shumica e aftësive bërthamore franceze dhe britanike është e stacionuar, në nëndetëse, ndarja e kostos mund të jetë një alternativë e përshtatshme.

“Euro-pengesa” mund të mos ndërtohet dot kurrë. Por Britania e Madhe dhe Franca, duhet të përgatiten për këtë skenar, duke e thelluar partneritetin e tyre ekzistues bërthamor, dhe duke përsëritur se interesat jetike të Europës, janë gjithnjë e më në harmoni me të tyret.

Ndërkohë, europianët e tjerë duhet të dalin nga rehatia e tyre, dhe të rifillojnë një debat serioz rreth përgjegjësive të tyre mbi sigurinë vetjake. Spekulimet popullore rreth një bombe gjermane, nuk mund të mbijetojnë përtej lajmeve ditore të verës – e megjithatë ka qenë një provokim i mirëpritur. (Burimi:Bota.al)

 

Tags: Europafuqi berthamore

TË LIDHURA

Panik në ajër, merr flakë bagazhi, avioni “Air China” bën ulje emergjente
Bota

Panik në ajër, merr flakë bagazhi, avioni “Air China” bën ulje emergjente

09:53 | 20/10/2025
Për herë të parë, një shqiptar zgjidhet kryetar në komunën e Çashkës në Maqedoninë e Veriut
Rajoni

Për herë të parë, një shqiptar zgjidhet kryetar në komunën e Çashkës në Maqedoninë e Veriut

09:50 | 20/10/2025
ALARMI për sigurinë e Presidentit/Trump detyrohet të përdorë portën e vogël për t’u ngjitur në avion
Bota

ALARMI për sigurinë e Presidentit/Trump detyrohet të përdorë portën e vogël për t’u ngjitur në avion

09:43 | 20/10/2025
Next Post
Balla thumbon Bashën: Propozimi për Vetting-un e politikanëve, si t’i zësh rrugën me ferra Reformës në Drejtësi!

Balla thumbon Bashën: Propozimi për Vetting-un e politikanëve, si t’i zësh rrugën me ferra Reformës në Drejtësi!

Video+Foto/Turpërohet Jose Mourinho, rrëzohet para syve të botës

Video+Foto/Turpërohet Jose Mourinho, rrëzohet para syve të botës

Theu rregullat e partisë, përjashtohet deputeti Gjetan Gjetani

Theu rregullat e partisë, përjashtohet deputeti Gjetan Gjetani







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Pastrim parash dhe grup kriminal,GJKKO dënon vëllezërit Ramaj,ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrësit
Aktualitet

Pastrim parash dhe grup kriminal,GJKKO dënon vëllezërit Ramaj,ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrësit

by mirseda
12:52 | 20/10/2025
0

GJKKO ka dënuar me 7 vite burg për pastrim parash të kryer në bashkëpunim ish-drejtoreshën e Kadastrës...

Prej disa ditësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Prej disa ditësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

12:48 | 20/10/2025
Maliqi në zi! Kryebashkiaku: Do të ofrojmë mbështetje për familjen, rasti, kambanë alarmi

Maliqi në zi! Kryebashkiaku: Do të ofrojmë mbështetje për familjen, rasti, kambanë alarmi

11:26 | 20/10/2025
Berisha vazhdon sulmet ndaj gjyqtares Gjoka: Delikuente, rri në detyrë se mban dosjen e Ilir Metës

Berisha vazhdon sulmet ndaj gjyqtares Gjoka: Delikuente, rri në detyrë se mban dosjen e Ilir Metës

11:13 | 20/10/2025
Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP miraton listën me katër kandidatë për kreun e ri SPAK

Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP miraton listën me katër kandidatë për kreun e ri SPAK

10:57 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com