Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Populistët nuk po i bëjnë dot derman, Italia në prag të kolapsit

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Populistët nuk po i bëjnë dot derman, Italia në prag të kolapsit

Nga Luc Debieuvre, “Gulf News”/Skena aktuale politike në Itali, konfirmon faktin se “korrektesa politike” nuk është në modë. Përzierja e të vërtetave dhe mashtrimeve të shpallura nga udhëheqësit e lëvizjeve Lidhja dhe Pesë Yjet – respektivisht Mateo Salvini dhe Luixhi Di Maio – të cilët janë të dy aleatë në një qeveri të drejtuar nga “neutrali” Xhuzepe Konte, ka qenë vetëm në funksion të asaj që duan të dëgjojnë sot italianët.

Përgjatë viteve, elektorati italian është zhgënjyer nga klasa e mëparshme politike, çka ka sjellë rritjen e populizmit. Në 4 muajt e fundit, Italia është qeverisur nga një koalicion i dy partive që janë ndarë në thuajse mbi çdo gjë, përveç populizmit. Lidhja, është një parti politike ksenofobike, me fillesat e veta në veriun e Italisë.

Shqetësimi i saj kryesor është emigracioni, dhe gatishmëria për të ndalur atë. Ekonomikisht, ajo mbështetet nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe favorizon një përzierje të proteksionizmit dhe liberalizmit.

Nga këtu burojnë marrëdhëniet e saj të vështira me Bashkimin Evropian (BE), si në aspektin e çështjeve kufitare, ashtu edhe të ortodoksisë financiare. Nga ana tjetër Pesë Yjet, janë një përzierje e çuditshme e ambientalistëve, të majtë dhe të mbijetuar nga e ekstremi i majtë, individëve të shpërndarë, të cilëve u janë bashkuar shumë italianë, të frustruar nga 20 vitet e fundit të konfuzionit politik.

Kombinimi i partnerëve të tillë antagoniste, sërish të bashkuar vetëm prej populizmit, nuk ndihmon në ecjen e vendit përpara. Duke parë mosmarrëveshjet e tyre në rritje, dikush mund të pyesë se sa do të zgjasë bashkimi i tyre.

Ata nuk bien dakord mbi gjëra të tilla si linja hekurudhore me shpejtësi të lartë (TAV) midis Italisë dhe Francës (e nisur që më 2011); shitja në korrikun e vitit 2017 e fabrikës së çelikut Ilva në Taranto (procesi i tenderimit po rishikohet); dhe projekti i gazsjellësit të Adriatikut (TAP) ndër të tjera.

Ndërsa Pesë Yjet udhëheq një debat të brendshëm për disa çështje, vendi po zhytet në telashe. Si një nga 10 ekonomitë më të mëdha të botës, Italia është një vend industrial, bujqësor dhe i shërbimeve, me shumë suksese, por edhe me dobësi të mëdha.

Mungesa e një shteti të forte, dhe gjithçkaje që duhet ta shoqëronte atë:një administratë publike kompetente, abdikim i përgjithshëm politik i përgjegjësive, duke përfshirë kontrollet mbi sektorin privat) dhe një borxh të madh publik (i zbutur nga një reduktim i deficitit fiskal dhe pronësia e brendshme).

Edhe më shqetësuese, gjendja shpirtërore e italianëve ka ndryshuar:Frika për të ardhmen (shkalla e ulët e lindjeve); përqendrimi mbi ruajtjen; ndryshimi i prioriteteve (lufta kundër korrupsionit është më e rëndësishme se sa ecja përpara, ruajtja e urave, më shumë se sa ndërtimi i të rejave).

Natyrisht, ndërtimi dhe mirëmbajtja duhet të shkojnë së bashku, veçanërisht kur shohim gjendjen e rrugëve dytësore (veçanërisht në Jug). Për të mos përmendur autostradën kombëtare në lindje, që ndalet në Bari, 300 km larg skajit jug-lindor të vendit; dhe Siçilia që nuk ka ende lidhje me pjesën kontinentale.

Kur dikush i shqyrton propozimet e qeverisë të planifikuara për vjeshtën e ardhshme (lehtësimin e daljes në pension, zvogëlimin e hyrjeve fiskale, ri-shtetëzimin e kompanisë ajrore Alitalia, garantimin e një “të ardhure universale”, duke penalizuar kontratat e punës me afat, me shpresë për t’i parë ato të konvertuara në kontrata të pakufizuara, një koncept i vjetër socialist që ka dështuar kudo), nuk është për t’u habitur që tregjet financiare kanë shprehur frikën e tyre.

Në një humor karakteristik populist, udhëheqësit e Lidhjes nuk do të humbim kohë për të denoncuar “një sulm” ngado që ai të vijë: financierët e Shteteve të Bashkuara, organet e BE-së, presidentin francez Emanuel Makron apo kancelaren gjermane Angela Merkel- në çdo ngjarje një armik i “i jashtëm”. Rastësisht, kjo është edhe ajo që njerëzit duan sot të dëgjojnë.

Por herët a vonë, do të ndodhë një larje e hesapeve, dhe rënia mund të jetë e madhe. Ky është moment kur tregjet marrin në konsideratë 6 muajt e parë të aktivitetit të qeverisë, dhe shqyrtojnë gjendjen financiare.

Një borxh publik, që ende përfaqëson 132 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Italisë, i lidhur me një rritje të ngadaltë dhe një program politik aventuresk, i shqetëson në fakt të gjithë.

Vendi historik i Italisë është në zemër të Evropës, me një rol udhëheqës për të luajtur. Por qeveria e saj aktuale, po e izolon gjithnjë e më shumë vendin, së bashkua me Hungarinë dhe të ashtuquajturin Grupi i Vishegradit (Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia) – vende që nuk do të marrin kurrë ndonjë emigrant nga Italia.

Roma po shantazhon Europën për detyrimet financiare, kur ajo ka nevojë për mbështetjen e saj. Shuma totale e të gjitha këtyre parregullsive dhe anomalive, është se Italia mund të përfundojë duke humbur në të gjitha frontet.

Shënim: Luc Debieuvre, është lektor në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS) dhe Universitetin FACO në Paris.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: bëjnëdermanItaliakolapsitpopulistet

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Armik i popullit që 3 vjeç, rrëfimi rrëqethës: Si u sëmurën nga veremi dhe vdiqën 103 djem e vajza

Armik i popullit që 3 vjeç, rrëfimi rrëqethës: Si u sëmurën nga veremi dhe vdiqën 103 djem e vajza

Foto/Piloti hero, ngjitet për herë të fundit në qiell. Është 99-vjeç

Foto/Piloti hero, ngjitet për herë të fundit në qiell. Është 99-vjeç

I dha fitoren Shqipërisë, babai Xhakës: Ma bëri zemrën mal!

I dha fitoren Shqipërisë, babai Xhakës: Ma bëri zemrën mal!







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com