Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një 42-vjeçar shqiptar është hedhur nga ura duke gjetur vdekjen. Sipas mediave gjermane, shqiptari i identifikuar si Berat Jasani, kishte shkuar si refugjat në Gjermani së bashku me familjen e tij në 2015, por autoritetet atje kishin urdhëruar kthimin e tij në Shqipëri, ndërsa vetëm e bija mund të qëndronte pasi ishte specializuar si infermiere.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që mendohet se ka çuar në vetëflijim shqiptarin, pasi kishte kërkuar me ngulm që të merrte leje-qëndrimin në këtë shtet, siç raporton “ikz’. Ai do të shkonte të merrte biletat e fluturimi për familjen pas kërkesës për dëbim, por në vend të kësaj ai ka vrarë veten.
Bashkia kishte ofruar biletat e avionit për familjen prej katër anëtarësh nga Shqipëria. Sipas vullnetit të shtetit gjerman, Berat Jasani duhej që të martën të kthehej në Shqipëri bashkë me gruan dhe djalin e mitur.
Natën e së hënës, 42-vjeçari u hodh nga ura e Almeloer Straße, ku gjeti vdekjen.
Nëna e sëmurë mendërisht, djalë i mitur
Familja kishte shkuar në Gjermani në korrik 2015, dhe pas trajtimit të vajzës si infermiere ata kishin mundur të rrinin deri më tani ligjërish atje, sipas rregullit të ashtuquajtur “3 + 2”. Vajza e familjes nuk e kishte përfunduar ende trajnimi, dhe ajo kishte morë në mbrojte ligjore familjen.
Sylvia Olbrich nga ndihma e refugjatëve Iserlohn e përshkruan situatën e familjes në Shqipëri si të dëshpëruar: Ata janë të krishterë ortodoksë, jetonin në kushte të këqija dhe nuk kanë të afërm atje. Nëna ishte e sëmurë mendërisht dhe vajza kujdesej për të dhe për djalin e vogël. Një rast i tillë duhej të ishte parandaluar. Zyra Federale (për migracionin dhe refugjatët, Red.) thotë se nëna mund të shërohej edhe në Shqipëri”.
Punëdhënësi vlerëson ndjenjën e detyrës
Në një mesazh të fundit në WhatsApp, të cilin ia kishte dërguar familjes së tij ai kishte thënë se ishte ndjerë i zhgënjyer dhe poshtëruar. Në fund të fundit, ai kishte bërë gjithçka i kishte kërkuar shteti gjerman:mësoi gjuhën dhe punoi për t’i siguruar jetesën familjes së tij në një agjenci punësimi të përkohshme. Ish shefi i tij, i cili nuk dëshiron të identifikohet, e përshkruan Berat Jasanin si një punonjës të përkushtuar. Sipas tij, shqiptari ishte përpiktë dhe i përkushtuar, dhe klientët kishin mbetur shumë të kënaqur me 42-vjecarin.
Një shembull i integrimit të suksesshëm
“Kontaktin e fundit me të ne e patëm javën e kaluar. Ai na ka informuar se kërkesa e tij për të qëndruar ishte refuzuar”, thotë shefi i tij. Pa emigrantë, kompania do ta kishte të vështirë të plotësonte kërkesën për punë, thekson ai. Berat Jasani bashkëpunoi me autoritetet dhe u pajtua që “vullnetarisht” të largohet në vendin e tij.
Sylvia Olbrich është e bindur se shqiptari ishte i shqetësuar para së gjithash për mirëqenien e familjes së tij: “Që nga fillimi, ai ishte i shqetësuar me sigurimin e fëmijëve të tij, sidomos për arsim. Deri në kohët e fundit, ai na pyeste herë pas here nëse kishte ndonjë shans për djalin e tij të mitur që të qëndronte në Gjermani. Ajo që ka ndodhur duhet të jetë shtysë për një proces konstruktiv. Ne do të donim të diskutonim situatën aktuale me kryetarin e bashkisë”.
/TIRANA TODAY/