Monica Lewinsky ka ndërprerë në gjysmë një intervistë dhe është larguar nga skena, kur është pyetur nga një gazetare izraelite nëse pret një kërkimfalje personale nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton.
Lewinsky po mbante një fjalim në Jerusalem të Izraelit, kur gazetarja e njohur izraelit Yonit Levi i bëri një pyetje.
“Gjatë një interviste dhënë së fundmi në NBC, ish-presidenti ishte pyetur nëse do të kërkoj falje personalisht, duke thënë se publikisht ju ka kërkuar falje. A prisni ende një kërkim falje personale”, e kishte pyetur gazetarja izraelite Lewinskyn, transmeton tg.
Ndërkaq, Lewinsky u përgjigj: “Më falni, nuk mundem më të vazhdojë”. Ajo u ngrit nga karrigia dhe u largua nga skena e përgatitur enkas për këtë intervistë.