Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një opozitë gjobëvënëse si e Lulëzim Bashës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Mero Baze/ Fillimi i sesionit të ri parlamentar, po thekson një identitet të ri që Lulzim Basha i ka dhënë opozitës së tij, e pangjashme me askënd më parë.

Nëse Berisha ka pas bërë një opozitë të egër dhe thuajse revolucionare, Rama një opozitë të stukturuar dhe mbështetur mbi figurën e tij, Lulzim Basha po vizaton para shqiptarëve një tip opozite që mendon se fuqia e saj është gjobëvënia.

Të gjitha aksionet politike të saj, dhe të gjitha fabulat e rastësishme që gjen rrugës, për t’i kthyer në kauza, në themel të tyre kanë gjobëvënien.

Nëse shikon artikulimin e Bashës për vizionin e tij politik, ti e kupton që ai nuk ka asnjë plan veprimi, por një plan refuzimi ekstrem që në fund kthehet në gjobë.

Nëse ti e pyet atë sot se çfarë do bëjë PD me reformën zgjedhore, ai nuk të thotë asgjë. Ai të thotë që Reforma nuk ka rëndësi se ne nuk do hyjmë në zgjedhje me këtë kryeministër e “bla bla bla” për të të lënë pa një përgjigje. Si në çadër.

Përgjigjia reale që ti nënkupton është: “nëse na japin diçka, hyjmë në zgjedhje”.

Nëse ti e pyet Lulzim Bashën se çfarë do bëjë me zgjedhjet brenda partisë, se tha do ti bëj në Korrik, por nuk ka zgjedhur asnjë kryetar, ai të përgjigjet, se ‘duhet të shikojmë tek e keqja kryesore që është Edi Rama, me Edi Ramën s’ka as zgjedhje partiake, as parlamentare. Ne pa e hequr atë nuk bëjmë zgjedhje”. Dhe ti e kupton se është duke të thënë se do një pazar.

Ti e pyet Lulzim Bashën se çdo bësh me aleancat politike dhe LSI dhe ai të përgjigjet sërisht se “nuk ka rëndësi, pasi rëndësi ka Edi Rama, me atë nuk hyhet në zgjedhje” dhe ti e kupton prap që ky do një pazar në formë gjobe.

Ti e shikon se si disa drejtues të tij e mbushin ditën e punës duke shfletuar buletinin e prokurimeve publike dhe duke shpallur kriminel ose hajdut, çdo biznesmen që ka fituar një tender, ndërkohë që veprimtaria qeverisëse në vend mbështet pikërisht mbi tenderimin. Arsyeja është e thjeshtë.

Shumë prej atyre biznesmenëve kanë qenë klientë të PD dhe kanë qenë të detyruar të paguanin për të dhe tani Lulzim Basha është duke vrarë mendjen se kë paguajnë, siç paguanin atë. Është duke u llogaritur gjobën.

Shumë kauza politike të shpikura si kjo e “Teatrit” mbështet sërish mbi një llogari gjobëvënie, pasi PD më shumë llogarit metrat katrorë dhe merret me biznesmenin që e ka pasur klientin e vet, se sa merret me anën ligjore të problemit.

Nga ana tjetër biznese të mëdha në vend, që konsiderohen klientela të qeverisë, shihet se nuk lakohen shpesh prej opozitës edhe pse marrin tendera apo koncesione të mëdha, pasi ata dinë rregullin që në fillim, u duhet mbyllur goja gjobaxhinjëve të opozitës.

Është pikërisht ky identitet i opozitës, e cila e ka bërë atë konfuze dhe të paqartë për të ardhmen e vet, por shumë të qartë si gjobaxhie.

Opozita i sotme ngjan si ish zyra urbanistike e Bashkisë së Tiranës, ku siç tregojnë ndërtuesit, ti flisje me Bashën, ai ulte duart poshtë tavolinës dhe llogariste metrat katrorë që po të jepte.

Kjo fizionomi e opozitës së sotme, e ka bërë atë të pabesueshme, pasi ndërsa hiqet e fortë me ndonjë biznesmen që nuk i paguan më haraç, rri sustë para atyre të mëdhenjve që bëjnë dëme të mëdha dhe ajo s’guxon t’u përmendë as emrin, edhe pse Edi Rama i tall për këtë gjë në Kuvend.

Është kjo opozitë që kauzat me shumicë i merr nga grupe delexhinjsh e hajdutash të ish administratës së saj, dhe që sot mendojnë se mund t’i mbledhin gjobat jo si ish drejtora, por si OJQ.

Është pikërisht ky model opozitarizmi, që prodhon kauza të ratësishme, siç janë të rastësishëm klientët e gjobave, që u shfaqeshin në zyrë dikur ish drejtorëve.

Dhe ti pret më kot të kuptosh çdo bëjë opozita, a do hyjë në zgjedhje, a do bëjë reformë zgjedhore, a do bëjë koalicion, a do bëjë marrveshje, … Ajo thjeshtë do të vërë ndojë gjobë për çdo gjë. Dhe për zgjedhje. E di që nuk fiton gjë dhe kërkon diçka në tavolinë. Si pas çadrës./Tema/

Tags: gjobëvënëseLulëzim Bashësopozitë

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
Gabon Gjimshiti, Atalanta pëson eurogol nga Cagliari (Video)

Gabon Gjimshiti, Atalanta pëson eurogol nga Cagliari (Video)

Banda e Shullazit/PD: Të arrestohet deputeti Çyrbja. Rama të mos mbrojë kriminelët!

Salianji i bindur: Do të ketë zgjedhje vendore dhe të përgjithshme bashkë

Neymar bën gjestin e madh me vogëlushin dhe fiton zemrat e tifozëve (Video)

Neymar bën gjestin e madh me vogëlushin dhe fiton zemrat e tifozëve (Video)

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime
Bota

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime

by mirseda
16:39 | 26/06/2025
0

Të ndihmuar nga tetë avionë, pesë helikopterë, 90 zjarrfikës u dislokuan në zonën Palaia Foakaia në tentim...

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

16:36 | 26/06/2025
Matura Shtetërore, publikohen vlerësimet e provimit të Matematikës

Matura Shtetërore, publikohen vlerësimet e provimit të Matematikës

16:21 | 26/06/2025
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, taksia me turistët britanikë del nga rruga

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, taksia me turistët britanikë del nga rruga

16:18 | 26/06/2025
Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi

Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi

16:16 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com