Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Tё shohёsh Europёn, pa tё vdesёsh!”

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
“Tё shohёsh Europёn, pa tё vdesёsh!”

Shumё shoqёrues turistёsh besojnё, se qytetet e Europёs duhet tё shihen patjetёr: ndёrtesa tё mrekullueshme historike, si nё njё libёr historie. Por ato pёrfundojnё vetёm nё skenat e Games of Thrones, si p.sh.Dubrovniku.

Turizmi ёshtё njё festё tregtimi gjatё gjithё vitit: festivale elektro, ngjarje sportive, udhёtime me transoqeanikё. Qyteteve u merret fryma nga masa e turistёve. Unё e shoh kёtё zhvillim prej vitesh nё Kroaci. Éshtё e thjeshtё t’ia rrisёsh vlerёn kёtij vendi: Mjafton vetёm natyra, malet karstike dhe ishujt, deti i kthjellёt, larmia e pejzazhit nё distanca fare tё shkurtra. E megjithatё menaxherёt e turizmit predikojnё qё kjo nuk mjafton: „Kjo nuk mjafton! Duhet tё ketё mё shumё ofertё, ndryshe turistёt nuk vijnё pёrgjatё gjithё vitit.”

Kroacia ёshtё tani nё modё, kuzhinieri me famё botёrore, qё ndёrooi jetё para pak kohёsh, Anthony Bourdain qysh nё vitin 2012 ka thёnё:”If you have not been here, you are an idiot!”

Sivjet u shtua edhe Kampionati Botёror i Futbollit, gjё qё  e bёn tё njohur nё mbarё botёn kёtё cep tё vogёl toke pёrgjatё Adriatikut.

Zhvillim me ҁdo kusht. E kjo nё njё vend, bregdeti i tё cilit nga njёra anё kufizohet me male dhe nga ana tjetёr me det. Mbi pesё milionё prenotime turistike brenda fare pak muajsh, rrugёt e tragetet janё tё tejmbushura.

Disa brohorasin: shanse tё pafund, pёr tё nxjerrё para! Disa legalisht e disa tё tjerё duke iu shmangur zyrёs së financave.

Paraja josh

Ofertat janё tё shumta. Turistёt tani s’kanё nevojё tё mjaftohen mё vetёm me peshkun e bardhё dhe blitvan (kontornoja tradicionale dalmatine me patate dhe mangold). Jo, sepse sot janё tё gjitha, qё nga sushi e deri tek tapas e acai boёls. Autentike? Askush nuk do mё. Udhёtarёt kёrkojnё tani “global-urban-feeling”:  njeriu udhёton pёr ta ndjerё veten sikur ndodhet kudo.

Spliti, i njohur pёr festёn nё pallatin e vjetёr romak diokletian? Ishulli Hvar prej vitesh konsideorhet si destinacion kryesor. Vendasit nuk mbrohen prej zhurmёs si p.sh. banorёt e Barcelonёs nё Katalonjё. Nga njёra anё ishulli jeton prej turizmit. Qyteti Hvar sivjet megjithatё ka vendosur rregulla rigoroze: pikniku nё sheshin e pazarit mund tё tё kushtojё disa qindra Euro gjobё. Zhurma natёn nёpёr qytet po ashtu kushton shtrenjtё, Menaxhimi i turizmit punon tani, qё tё tёrheqё grupe tё tjerё turistёsh dhe jo ata qё festojnё me furi. Kamerierёt, qё servirin pijet natёn, servirin tё nesёrmen mëngjesin. Ata tё kёrkojnё ndjesё me kortezi, nёse harrojnё diҁka. „Sorry, nata ishte e gjatё”. Mbrojtje e punёmarrёsit? E vёshtirё. Personel? Kjo rregullohet pёrmes kontratave afatshkurtёra. Studentёt rrinё nё radhё pёr tё punuar nё verё pёr pak para, nёpёr baret e plazheve. Çmimet? Tё paarritshme. Por edhe pёr ndonjё turist.

Autentike? Harroje…

Spliti, ky qytet i bardhё krenar, trashёgimi kulturore e UNESCO-s, ёshtё kthyer nё njё muze pёr turistёt. Aty nuk gjen mё jetё autoktone. „Splicani”, qё e kanё kaluar fёmijёrinё nёpёr gurёt e mermertё tё kёtij qyteti, shkojnё rrallёherё nё qendrёn historike. „Pёrse? Pёr t’u shtyrё prej masёs turistёve?”

Kur sivjet vajta nё pallatin diokletian dhe pashё qё ishte mbyllur

Croatia Records, dyqani im i vogёl i preferuar, sa nuk mё pushoi zemra. Kuptohet, koha e dyqaneve tё disqeve ka marrё fund, e ngushёllova veten. Por tani ka gjithnjё e mё pak dyqane tё vogla si dikur, mbijetojnё vetёm ato qё u shёrbёjne turizmit.

Dyqanet tёrhiqen nёpёr qendra tregtare nё periferitё e qyteteve, nё shumicёn e rasteve ato u pёrkasin rrjeteve ndёrkombёtare. Turizmi po i ndryshon gjithnjё e mё shumё qendrat e qyteteve europiane, aq sa ato po shndёrrohen nё „askund”, ashtu si aeroportet, kafenetё, restorantet, dyqanet, tё gjitha njёsoj anё e mbanё. Vetёm sfondi ndryshon, emrat e qyteteve, qё ndodhen nё suvenire nёpёr dyqanet e suvenirёve. Jeta, e gjitha ҁfarё e bёn njё qytet urban autentik, po spostohet prej udhёtarёve, qё ta kenё sa mё tё lehtё pёr tё derdhur paranё.

Prej tetё serish qendra historike e Dubrovnikut kthehet nё qytetin Königsmund nga seriali Game of Thrones…E „pacёnuar” ёshtё fjala paradoksale e bumit. Dikur nё qendrёn historike tё qyteteve kishte njerёz qё ushqenin macet e rrugёs. Fёmijё, qё thёrrisnin, kur luanin futboll nё rrugё. Plazhi i qytetit ishte dikur vendi i shlodhjes sё vendasve, edhe i tё varfёrve. Sot gjithҁka ёshtё skenё: nё plazh tё duhet tё marrёsh njё shezlon me qira, nё tё cilin tё duhet tё shtrihesh mbi djersёn e atij qё ka pushuar aty para teje, tё bёsh fotografi pёr instagramin – madje mё e mira duke pasur nё dorё edhe njё gotё kokteji tё shtrenjtё.

Gjire tё fshehta nuk ka mё, sepse anё e mbanё janё ankoruar anije, duke notuar nuk sheh me horizontin e kuqerremtё, por kiҁin e anijes. Nёse dёshiron tё shijosh nё qetёsi perёndimin e diellit, tё del pёrpara ndonjё turist me dronin e tij, qё gjёmon nё qiell pёr ta konservuar kёtё ҁast.

Madje edhe nёn ujё tё dalin turistёt me kamera. Sivjet njё risi ishte qё nuk tё duhej mё njё mbajtëse e zgjatuar për celularin, sepse ndёrkohё celulari pothuajse ёshtё i ngjitur nё dorё. Celulari i turistit filmon gjithҁka pёr tё, skanon mjedisin pёrreth si nёpёr nёndetёse.

Ndёrsa vetë turisti ecёn me kokёn pёrpara, sepse kamera ia filmon tё gjitha. Ndoshta nё mbrёmje ai arrin tё shohё se ku ka qenё gjatё ditёs.

Skenё e kohёs sё lirё pёr masat

Nё radhё pёr t’u bёrё viktimё e bumit ёshtё Vis-i, ishulli i vogёl para Splitit, sepse atje do tё luhet pjesa e dytё e Mamma Mia. Ishulli grek Skopelos, ku ёshtё xhiruar pjesa e parё, e ka humbur ndёrkohё shpirtin e vet. Nё ishullin pёrrallor Brac ndёrkohё banorёt janё duke u stёrvitur pёr kryengritjen kundёr koncernit turistik gjerman TUI dhe njё investitori vendas, qё po planifikojnё njё kompleks hoteli pёr tre mijё turistё – kjo nё njё fshat peshkatarёsh me mё pak se tre mijё banorё!

Ishte njё kohё, kur nё Euopё jetohej, studiohej, hulumtohej, peshkohej. Bёheshin kёpucё, e qepeshin rroba – dhe bёhej turizёm human. Por turizmi oktapod po zgjerohet gjithnjё e mё shumё dhe fitimet nuk po investohen pёr pёrmirёsimin e infrastrukturёs vendase.

….ҁfarё i josh tjetёr mijёra turistё nё rrugicat e ngushta tё “perlёs sё Adriatikut”

Natyrisht pёrfitojnё shumё vendas. Derisa ata, si nё Dubrovnik, e kuptojnё, qё papritur dhjetё mijё vetё nё ditё e vizitojnё perlёn e Adriatikut. Pikёrisht Dubrovniku, qyteti i lirisё, qё dikur kishte tё shkruar pavarёsinё nё portat e veta dhe ka luftuar pёr shekuj nёpёr beteja. Por nё shekullin e 21-të erdhi dёshtimi i fundit: turizmi e ka pushtuar qytetin, pa asnjё rezistencё.

Bekimi me paranё qё sjell turizmi po shndёrrohet nё njё plagё, nёse synimi i vetёm mbetet qё qyteti tё kthehet nё njё skenё pushimesh pёr ata qё mund t’i financojnё udhёtimet. Nёse vendi shitet pёr hiҁ gjё, tek ata qё mendojnё vetёm pёr vete. Shpirti i kёtyre qyteteve tё kontinentit ka qenё dikur polisi. Qyteti! Ato janё menduar si bashkёsi qytetarёsh dhe hapёsirё publike. Ka ardhur koha qё Europa t’u japё tё drejtёn e bashkёvendosjes vendasve, se ҁfarё turizmi konsiderojnё tё favorshёm pёr qytetet dhe fshatrat e tyre tё peshkatarёve, se si mund tё pёrfitojё prej kёsaj infrastruktura lokale dhe si natyra mund tё vihet sёrish nё qendёr tё vёmendjes e jo pёrfitimi. Ka ardhur koha nё radhё tё parё, qё tё flitet pёr njё Europё, qё sёrish tё ketё mё shumё se sa turizёm, kryesisht nё jug.

Jagoda Marinic është një shkrimtare gjermano-kroate. Së fundmi është botuar libri i saj “Made in Germany – çfarë është gjermane në Gjermani?” Aty ajo trajton temën e identitetit gjerman në kohë migracioni. (Burimi:DW)

 

 

 

Tags: evropaturizmi

TË LIDHURA

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra
Rajoni

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025
“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”
Bota

“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”

20:24 | 07/07/2025
Next Post
Vrasje mafioze në Shkodër/ Viktima, nipi i ish-deputetes Hafizi

Vrasje mafioze në Shkodër/ Viktima, nipi i ish-deputetes Hafizi

Kapet skafi me 550 kg marijuanë nga Shqipëria, pranga skafistëve

Kapet skafi me 550 kg marijuanë nga Shqipëria, pranga skafistëve

Enkeleida Zeko largohet nga “News 24” 

Enkeleida Zeko largohet nga "News 24" 

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com