Presidenti Ilir Meta ka përshëndet të gjithë shqiptaret dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një urim domethënës nga ajo qe e cilëson “E bukura e Qiellit”, teksa ka ngjitur Jezercën, majën më të lartë të Apleve shqiptare.
“Me urimin për një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa përjetime të papërsëritshme duke u ngjitur tek “E Bukura e Qiellit” në Jezercë, në majën më të lartë të Alpeve tona!”- shkruan Meta.
Ndërsa bashkëngjitur këtij urimi, Presidenti ka postuar edhe një video nga momente të ecjes së tij për të arritur në majë të malit të Jezercës. Pra Meta mesa shikohet e ka ngjitur jo pa vështirësi malin, atij i është dashur të ecë në disa momente edhe këmbadoras.