Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Pique del kundër Messit, vlerëson Real Madridin dhe fton Pogban te Barça

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Pique del kundër Messit, vlerëson Real Madridin dhe fton Pogban te Barça

Viti që lamë pas për Barcelonën nuk ishte ndër më të mirët, pavarësisht se u shpallën kampion në La Liga. Dështimi i tyre në Champions league, në atë natë për tu harruar përballë Romës ka ngelë në mendjen e katalanasve dhe ishte kapiteni Messi që u shpreh pak ditë më parë se atje duhet të ishte vëmendja më e madhe.

Por duket se nuk është i këtij mendimi Gerard Pique i cili shprehet se Barcelona ka objektiv të gjithë titujt. Po ashtu mbrojtësi katalan në një intervistë për “Pokerstarts” ka vlerësuar skuadrën e Real Madrid, por ka surprizuar edhe me ftesën që i ka bërë Paul Pogba që të bashkohet me Barcelonën.

Ka ndryshuar ndonjë gjë te Messi që kur ka marrë shiritin e kapitenit?

Messi ishte lider i skuadrës dhe nuk kishte nevojë për shiritin. Kjo është qesharake të pyesësh nëse e ka ndryshuar fakti i të qenit kapiten. Ka shumë vite që është lider.

Mendoni se Reali është më i dobët me largimin e Ronaldos?

Ata e kanë nisur kampionatin me dy fitore dhe kanë luajtur mirë. E njohim mirë Lopeteguin nga puna në kombëtare. Mendoj se Madridi është një ekip që tani po ndërtohet në bazë të grupit dhe jo të individualiteteve.

Si e komentoni fjalën e Messit, i cili tha se duhet të mobilizohemi maksimalisht për Champions-in?

Ky titull është më i rëndësishmi sepse luajnë skuadrat më të mira të kontinentit, por ka shumë pak ndeshje dhe rrezikon të mbetesh jashtë. Do të ishte vetëvrasje nëse do të fokusohemi vetëm te Champions-i sepse me mënyrën tonë të të luajturit duhet të përqendrohemi te kampionati dhe te kupa. Nuk kemi fituar kurrë Championsin pa fituar kampionatin. La Liga është shumë e rëndësishme për të parë se ku mund të shkojmë.

Po e ndiqni atë që po ndodh në Mançester. Mendoni se Pogba do të ishte një goditje e zgjuar pas problemeve me Mourinhon?

Nuk jam shumë i informuar çfarë po ndodh në skuadrat e tjera. Pogba është një lojtar i madh dhe është i United. Të shohim në të ardhmen nëse ndryshon skuadër, por do të ishte mirë të vinte. Do të na bënte të lumtur për të ardhmen, por ta respektojmë si lojtar i United.

Tags: BarçaftonkunderMessitPiquePogbanReal Madridinvlereson

TË LIDHURA

Nga Vllaznia te Tirana, bardheblutë firmosin me sulmuesin
Sport

Nga Vllaznia te Tirana, bardheblutë firmosin me sulmuesin

19:57 | 03/09/2025
UEFA zgjedh arbitrin më të mirë për përballjen Zvicër-Kosovë!
Sport

UEFA zgjedh arbitrin më të mirë për përballjen Zvicër-Kosovë!

19:21 | 03/09/2025
Ndeshja e prapambetur Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator
Sport

Ndeshja e prapambetur Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator

11:14 | 03/09/2025
Next Post
Përbetimi i fortë i Thaçit: S’ndalemi pa ndëshkuar krimet serbe

Të gjithë kundër Thaçit, pro tij vetëm deputetët serbë e PDK-ja

Babai i Mayweather: Floyd mendon çdo ditë për kafazin, do ti sillte shumë para

Mayweather ka dy fjalë për rusin që do të përballet me McGregor

A e dinit se ndotja e ajrit zvogëlon inteligjencën e njerëzve

A e dinit se ndotja e ajrit zvogëlon inteligjencën e njerëzve

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Jo vetëm në Çikago, Trump gati të dërgojë gardën kombëtare dhe forcat federale të sigurisë edhe në New Orleans
Bota

Jo vetëm në Çikago, Trump gati të dërgojë gardën kombëtare dhe forcat federale të sigurisë edhe në New Orleans

by mirseda
22:45 | 03/09/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur të mërkurën mundësinë për të urdhëruar vendosjen e Gardës Kombëtare...

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

22:24 | 03/09/2025
Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje globale dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje globale dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

22:12 | 03/09/2025
Shkak lëndimet nga lufta 2-vjeçare në Gaza, të paktën 21 mijë fëmijë palestinezë jetojnë me aftësi të kufizuara

Shkak lëndimet nga lufta 2-vjeçare në Gaza, të paktën 21 mijë fëmijë palestinezë jetojnë me aftësi të kufizuara

21:50 | 03/09/2025
Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Takon do ta shohim në këtë ekran

Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Takon do ta shohim në këtë ekran

21:34 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com