Mauro Icardi është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Interi, por kjo gjë nuk ka ndodhur edhe në këtë merkato vere. Ai mban shiritin e kapitenit dhe duket se është mjaft i lumtur tek zikaltërit, pasi ka rinovuar sërish kontratën. Bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e tij, Wanda Nara së fundmi është bërë opinioniste në emisionin “Tiki Taka”.
Shpeshherë Wanda “pushton” mediat me deklaratat e saj sa i përket të ardhmes së Icardit, por tashmë në një rrëfim për “Gazzetta Dello Sport” ajo pohon se Mauro e ka në zemër Interin, duke dhënë një garanci për të ardhmen e yllit argjentinas në Milano.
“Mauro është 100% një lojtar dhe tifoz i Interit. Ai nuk ka derdhur asnjë pikë loti kur lindëm vajzën, por këtë gjë e ka bërë për Interin. Kur Lautaro erdhi tek Interi, Mauro shkoi në aeroport për ta pritur, pasi donte që ai të ndihej si në shtëpi”.