Nëse doni që të mbani një sekret gjatë, është e këshillueshme që atë mos t’ia tregoni një femre, pasi do të dështoni totalisht. Të paktën në këtë përfundim kanë mbërritur studimet e fundit, ku thuhet se femrat e kanë të pamundur që të mbajnë një sekret më gjatë se gjysmë ore.
Në studimin në fjalë, kanë marrë pjesë 3 mijë femra, dhe rreth 85 % e tyre nuk mbajtën dot sekretin. Ndonëse duhet ta mbajnë gojën të ‘kyçur’, ato informacionin e ndanin me partnerin, shoqen ose nënën.
“Gjysma e të anketuarave thonë se pas ndarjes së sekretit ndjehen më të lirshme, ndërsa 13% e tyre thonë se këtë e bëjnë fshehurazi, vetëm sa për të përhapur thashethemet.
Rreth 40% e femrave thonë se nuk është problem të ndash sekretet me persona të huaj, mirëpo, rreth 25% thonë se i bren ndërgjegjja për keqpërdorim të besimit që personat e tjerë kanë pasur”, thotë studimi.