Dy të rinj kanë gjetur vdekjen mëngjesin e kësaj dite, në aksin Lezhë- Shkodër. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:40, në superstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”. Dy viktima e identifikuar nga policia janë të moshës 25 dhe 32-vjeç.
https://tiranatoday.com/aksident-tragjik-ne-aksin-lezhe-shkoder-hunbin-jeten-dy-te-rinj/
Njoftimi i policisë
“Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në superstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF, me drejtues shtetasin G.T. 32-vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A, me drejtues shtetasin E.B. 19-vjeç, banues në Lezhë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz”, shtetasi G.T., dhe pasagjeri po në këtë mjet, shtetasi R.E. 25-vjeç, banues në Mabë – Lezhë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”.
Me anë të një postimi në Facebook, deputeti socialist Pjerin Ndreu, ka shprehur trishtimin e tij për vdekjen e Gentian Tomës, 32-vjeç, i cili humbi jetën mbrëmë bashkë me kushëririn e tij, në një aksident në Dajç të Lezhës.