Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Teknologji Media Marketing

Google përgjon çdo sekondë lëvizjet tuaja

8 vjet ago
in Media Marketing, Të Gjitha, Teknologji
Google përgjon çdo sekondë lëvizjet tuaja

Google dëshiron të dijë vendndodhjen tuaj kaq shumë, sa që regjistron çdo lëvizje që bëni, edhe kur i thoni shumë qartë të mos e bëjë një gjë të tillë. Një analizë e kryer nga agjencia Associated Press zbulon se shumë shërbime të kompanisë Google në pajisjet Android dhe iPhones ruajnë të dhënat e vendndodhjes tuaj edhe nëse ju keni zgjedhur që të mbeteni të padukshëm, që do të thotë se nuk doni ta lejoni kompaninë të dijë vendndodhjen tuaj.

Në shumicën e rasteve, Google kërkon leje për të përdorur të dhëna për vendndodhjen e përdoruesit. Një aplikacion si Google Maps i kujton përdoruesit të lejojë proceset robotike të Google-it të përdorë koordinatat e vendndodhjes së tij në mënyrë që ta udhëzojë si të shkojë në adresën e kërkuar.

Nëse përdoruesi i jep Google-it leje për të regjistruar vendndodhjen e tij, me kalimin e kohës, Google Maps do ta krijojë një historik të plotë të të gjithë lëvizjeve që ka bërë përdoruesi duke treguar me përpikmëri vendet ku ka qenë.

Kompania thotë se i lejon përdoruesit të fshehin vendndodhjen apo të “pezullojnë” ndjekjen e lëvizjeve të tyre.

“Tani është programuar të dallojë vendndodhjen time dhe e ruan atë në mënyrë automatike kudo që shkoj. Këtë kam zgjedhur. Por ta zëmë se dua të jem i padukshëm. Mund të shtyp këtë buton për të fshehur vendndodhjen time”, thotë Steve Lee me kompaninë Google.

Por nuk ndodh kështu. Edhe nëse e “pezullon” regjistrimin e vendndodhjes, disa aplikacione të Google-it ruajnë lëvizjet e përdoruesit edhe nëse ai nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.

Për shembull, Google e di vendndodhjen tuaj kur hapni aplikacionin e hartave, Google Maps, apo kur kërkoni të dini parashikimin për motin.

Ruajtja e të dhënave të vendndodhjes pa pëlqimin e përdoruesit është e padrejtë thotë Frederike Kaltheuner, me kompaninë Privacy International.

“Shumë aplikacione kërkojnë funksionimin e të dhënave të vendndodhjes dhe nuk ka asgjë të keqe këtu. Por kompania duhet të tregojë haptazi se cfarë bën me këto të dhëna dhe njerëzit duhet të kenë mundësinë që lëvizjet e tyre të mos regjistrohen”.

Ruajtja e lëvizjeve tuaja minutë pas minuti sjell rreziqe të privatësisë dhe është përdorur nga policia për të zbuluar vendndodhjen e të dyshuarve.

Google thotë se ka qenë shumë e qartë në praktikat e saj.

“Ka një numër mënyrash të ndryshme që Google mund të përdorë vendndodhjen për të përmirësuar shërbimet për përdoruesit, duke përfshirë: Historikun e Vendndodhjes, Aktivitetin në Internet dhe në Aplikacione”, tha një zëdhënës i kompanisë Google në një deklaratë për agjencinë Associated Press.

“Ne japim përshkrime të qarta të këtyre mjeteve dhe kontrolle të fuqishme, në mënyrë që njerëzit të mund të fshijnë historitë e lëvizjeve të tyre në çdo kohë”.

Kompani të mëdha të teknologjisë janë nën presion në rritje mbi praktikat e tyre të përdorimit të të dhënave, pas një sërë skandalesh privatësie me Facebook-un dhe rregullave të reja të privatësisë së të dhënave të miratuara kohët e fundit nga Bashkimi Evropian.

“Nëse kam shans për t’i çaktivizuar, unë i çaktivizoj të gjitha. Për momentin këtë bëj.Çdo aplikacion që përdor, ka në të vendndodhjen, që kompania e përdor kur e aktivizoj, por më pas nuk më pëlqen ta përdorin vendndodhjen time pa miratimin tim”, thotë përdoruesi i telefonëve inteligjent, Claudio Nogueira.

“Nuk mendoj se ata duhet t’i përdorin të dhënat pa lejen tuaj, por nëse ju jepni leje, atëherë është në rregull. Nëse ju vetë e keni ndërprerë historinë e vendndodhjes tuaj, e dini se nuk doni të gjurmoheni ose nuk doni që ata të dinë vendndodhjen tuaj, ata nuk kanë të drejtë të jenë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë. Nuk është e drejta e tyre, sepse është privatësia juaj”, thotë përdoruesja, Rosielyn Bartolazo.

Kritikët thonë se këmbëngulja e Google për të ndjekur vendndodhjet e përdoruesve të saj vjen nga synimi për të rritur të ardhurat nga reklamat.

Çështja e privatësisë prek rreth dy miliardë përdorues të pajisjeve që përdorin Android të Google-it dhe qindra miliona përdorues në mbarë botën që mbështeten tek Google për harta apo kërkime.

Tags: GoogleLëvizjetpërgjonsekondëtuaja

TË LIDHURA

Alarm në Shqipëri: qytetarët mashtrohen nga SMS të rreme
Aktualitet

Alarm në Shqipëri: qytetarët mashtrohen nga SMS të rreme

15:53 | 09/04/2026
Kujdes! Mesazhe mashtruese në emër të postës – Policia: Mos jepni të dhënat tuaja
Aktualitet

Kujdes! Mesazhe mashtruese në emër të postës – Policia: Mos jepni të dhënat tuaja

15:42 | 06/04/2026
Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Next Post
Ronaldo debuton me fitore, Juventusi vuan përballë Chievos (Video)

Ronaldo debuton me fitore, Juventusi vuan përballë Chievos (Video)

Media serbe zbulon sekretet e mafias shqiptare

Media serbe zbulon sekretet e mafias shqiptare

Njihuni me dietën që lufton depresionin

Njihuni me dietën që lufton depresionin







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

by mirseda
22:58 | 13/04/2026
0

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mbahet në Pakistan më...

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com