Në Madrid ka ndodhur një takim i papritur mes dy presidentëve të klubeve të mëdha. Bëhet fjalë për presidentin Naser Al Khelaifi të PSG-së dhe atë të Barcelonës, Hoze Maria Bartomeun. Ka qenë gazeta spanjolle “AS” që ka arritur të fotografojë momentin e daljes së tyre nga hoteli “Gran Melia Fenix” i cili ndodhet në Madrid.
Nga ajo që shkruan e përditshmja spanjolle, thuhet se në tavolinë kanë qenë dy emra, Dembele dhe Rabio. Mendohet se është duke u projektuar një shkëmbim, pasi katalanasit prej kohe janë të interesuar për mesfushorin francez.
Një fakt akoma dhe më bindës se ata kanë qenë së bashku është dalja e tyre nga hoteli. Sheiku i PSG-së është larguar në orën 3:10 të pasdites së sotme ndërsa Bartomeu diçka më vonë se ai.