Në videon më poshtë do të shikoni momentin fatal të shembjes së urës Morandi, pjesë e autostradës A 10 shembet në Xhenova të Italisë. Në video mund të shihet një pjesë e urës që bie, ndërsa një person i cili xhiron momentin dëgjohet duke ulëritur në gjuhën italiane: “O zot, o zot…Ndihem keq”.
Ura rreth 100 metra e lartë ishte ndërtuar në vitet 1960 dhe shkak për shembjen besohet të jetë amortizimi i saj.
Ura kalon mbi ndërtesa dhe në pamjet e publikuara në mediat sociale shihet se një pjesë e madhe e saj është shembur. Dyshohet se poshtë ka zënë shumë makina që po kalonin në autostradë në atë moment. Deri më tani mediat italiane raportojnë se nga shembja e urës kanë ndërruar jetë 11 persona, si dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.