Lauren Hemp është bërë autore e një gol, ndoshta më i çuditshmi në historinë e futbollit. Në ndeshjen e Kupës së Botës për femra deri në 20 vjeç, që po zhvillohet në Francë, mes Anglisë dhe Meksikës, Hemp realizoi 3 gola dhe njëri prej tyre tashmë po bën xhiron e botës në internet.
Has a stranger goal been scored? #U20WWC pic.twitter.com/eJaktz1cQI
— Hayes Creech (@HayesCreech) August 12, 2018
Sulmuesja e Manchester Cityt u vu përballë portieres kundërshtarë, por u pengua dhe më pas bie mbi topin, i cili çuditërisht përfundon në rrjetë.