Rrethi familjar ende po përjeton dramën që kaploi pas masakrës me 8 viktima. E premtja ishte një ditë e zezë, ku Ritvan Zykaj qëlloi me automatik, duke lënë të vdekur tetë persona, pjesëtarë të fisit të tij.
Banorët e fshatit tregojnë se njëra prej viktimave, Perie Zykaj, 72-vjeçe, ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte. Ajo dhe sikundër të tjerët vdiqën, pasi autori nuk tregoi mëshirën më të vogël.
https://tiranatoday.com/deshmi-tronditese-nga-i-afermi-i-8-viktimave-gjeme-e-madhe-24-vjecarin-e-njohim-per-djale-te-hedhur/
Ridvan Zykaj do të dalë sot para gjykatës, ndërsa mbi të rëndon akuza “Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”.
Mënyra e jetesës së autorit
Ishte me vetëm 4 vite shkollë, por ishte mjaft aktiv në Facebook. Ekspertët kriminalistë dyshojnë se planifikoi me detaje krimin dhe sjellja prej “krenari” për të marrë vëmendjen.
Ishte një njeri pa shokë, pa miq, i veçuar gjithnjë dhe mjaft antisocial, ku njerëzit jo vetëm i largoheshin, por edhe i largonte, krejtësisht i harruar, por “nevriku” i fshatit befas u bë personazhi më negativ dhe emri i Ritvan Zykajt do mbahet mend shumë gjatë, pasi kreu një nga masakrat më të rënda të ndodhura në tri dekadat e fundit në Shqipëri.
https://tiranatoday.com/24-vjecari-e-kishte-paralajmeruar-tragjedine-e-selenices-do-tju-beje-hatane/
Vrau tetë kushërinjtë e tij, mes të cilëve tre gra dhe dy fëmijë; viktimat janë Demir Zykaj, Azem Zykaj, Afërdita Zykaj, Besim Zykaj, Vasilika Zykaj, Sara Zykaj (17 vjeç) dhe Ledion Zykaj (6 vjeç).