Një vajze e re franceze bëri thirrje për ndihmë, pasi një person po e ngacmonte seksualisht në një kafene të mbushur plot me njerëz në Paris.
Sulmi i tmerrshëm ndaj Marie Laguerre, 22 vjeç, u kap në video dhe ka shkaktuar zemërimin kombëtar.
Ajo tregon se po shkonte në shtëpi, kur një burë në mes të ditës ka filluar ta ngacmojë me fjalë të pista, komente dhe fërshëllima.
Në një moment vajza ndalet për tu ballafaquar me agresorin ku i kërkon një përgjigje për ngacmimin seksual, por ai e qëllon me një pëllëmbë në fytyrë.