Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim, të cilin një qytetar ia kishte dërguar në adresën e tij në “Facebook”. Në denoncim lexohet se policia ka liruar një trafikant me urdhër të Taulant Ballës. Berisha denoncimin e tij e mbështet tek mesazhi i një qytetari, që i shkruan se arrestimi ka ndodhur para tre ditësh, por ka ndikuar në lirimin e tij deputeti i PS-së Taulant Balla.
Postimi i plotë
Klamoroze!
Policia liron narkotrafikantin, famozin Fatos Gjura me valixhe me paund me urdher te Taulant Gjures/Yaris/Hoxha/Jashari!
Antidroga dixhital informon:
Policia e Durresit arrestoi
Fatos Gjuren dhe kunaten e tij sepse i gjeti me sasi te medha paundesh.
Fatos Gjura eshte person ne kerkim si kryetrafikanti i heroines nga Librazhdi.
Fatos Gjura kalonte me makinen e Taulant Balles me imunitet parlamentar dhe pasapoporte diplomatike kufirin e Maqedonise me Shqiperine, gje te cilen e kam denoncuar ne parlament disa vite me radhe! sb
“Doktor pershendetje !
Nga burime nga porti para tre ditesh policia e Durresit ka arrestuar Fatos Gjuren dhe nje grua te rrethit te tij familjar ( Etleva e quajne, me duket nusja e vellait ) gjate kontrollit jane gjetur sasi te medha “Paund” sidomos ne bagazhin e kunates por policia nuk e ka bere publike sepse ka ndikuar ortaku i tij Taulant Balla. Kjo eshte policia stimuluese dhe pjestare ne krim. Kofidenciale ..”