Një 16-vjeçar është rrahur brutalisht nga 5 shqiptarë në një disko. Adoleshenti është masakruar nga shqiptarët në një klub nate në “Mascara”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën midis 28 dhe 29 korrikut, në diskotekën në një diskotekë. Një 16 vjeçar pësoi një traumë serioze në fytyrës pas një rrahje të përgjakshme, sipas hetimeve të policisë.
Adoleshenti u sulmua brutalisht para dhjetëra njerëzve, të cilët konfirmuan dhunën e pashembullt. Përgjegjës për këtë masakër janë 5 shqiptarë, ku punonjësit e sigurisë së lokalit kishin arritur që t’i ndiqnin, duke qenë në gjendje të merrnin targën dhe modelin e makinës në të cilën iknin. Një nga miqtë e viktimës gjithashtu arriti të identifikojë sulmuesit duke i komunikuar emrat policisë. Gjithçka kishte ndodhur nga një grindje e cila kishte përfunduar në një sulm të përgjakshëm.
Burimi: giornaledimantova.it
Përshtati: Tirana Today