Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tmerri në Greqi, 6 shqiptarë të lënduar. Ja fati i dy vogëlusheve binjake

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Tmerri në Greqi, 6 shqiptarë të lënduar. Ja fati i dy vogëlusheve binjake

Viktimë e zjarrit apokaliptik që rrafshoi Greqinë në dy ditët e fundit është edhe shqiptari Viktor Cenko, rreth 60 vjeç, me origjinë nga Narta. Ambasada Shqiptare në Athinë konfirmoi për Televizionin Klan se Cenko ndodhet në gjendje të rëndë, në spitalin e Athinës. Ai ka djegie të shkallës së tretë në mbi 85 të trupit.

Në zonën e Matit raportohet edhe për 2 shtetas shqiptarë të lënduar lehtë, në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasada Shqiptare thotë se janë djegur banesa dhe automjete të komunitetit shqiptar të zonës.

Të konfirmuara zyrtarisht janë gjithashtu edhe trajtimet në spital të një 64-vjeçareje nga Berati dhe dy fëmijëve të vegjël, që kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Burime jo zyrtare flasin edhe për dy gra me origjinë shqiptare që rezultojnë të zhdukura.

Bilanci i viktimave sa vjen e rëndohet. Autoritetet raportojnë se numri i të vdekurve nga kjo tragjedi ka arritur në 81 persona, ndërsa mbi 500 janë të lënduarit. Qindra të tjerë janë të zhdukur, ndërsa ekipet e emergjencave janë në garë me kohën për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Ky është personi në oborrin e të cilit u gjetën 26 persona të karbonizuar në fshatin Mati. Ai tregon se bashkë me një grup njerëzish arriti të largohej para se të mbërrinin flakët, ndërsa të tjerët për fat të keq nuk ia dolën.

“Dëgjova që kërkonin ndihmë. U hapa derën dhe bashkë me 25 të tjera zbritëm në det. Ishte dhe një grup tjetër pas nesh që u vonua dhe për fat të keq u izoluan nga flakët”.

Ka bërë bujë në mediat greke apeli i këtij babai për të gjetur dy vajzat e tij 9-vjeçare. Ai pretendon se i kishte parë dy vajzat e tij binjake në televizor, në pamjet që po transmetoheshin nga evakuimi i njerëzve nga një varke, por më pas ka humbur gjurmët.

“I pashë të shokuara. Mendoj se kanë parë gjyshërit e tyre duke u djegur nga flakët dhe kjo u ka krijuar atë gjendje. Me bashkëshorten kemi kontrolluar në të gjitha spitalet për t’i gjetur madje u detyruam të bëjmë analizat e ADN-së për t’i krahasuar me viktimat”.

E dhimbshme është historia që rrëfeu përmes një letre kjo grua, e cila humbi bashkëshortin dhe dy fëmijët, Evitën 13 vjeç dhe Andrean 11, të cilët për t’u shpëtuar flakëve u hodhën nga një lartësi prej 15 metrash dhe ranë në një zonë shkëmbore. “E kam ende në kokë zërin e Andreas që bërtet me të madhe, mos u hidh këtu poshtë”, rrëfen gruaja që humbi të gjithë familjen e saj.

Një ironi e hidhur e fatit e kanë quajtur mediat greke rastin e shefit të kuzhinës Panos Kokinidis, i cili vetëm pak çaste para se të përpihej nga flakët shkruante në Facebook, se vetëm mrekullia mund t’i shpëtojë këta njerëz, duke e shoqëruar me këtë video.

Fatkeqësisht, një mrekulli nuk mundi të shpëtojë të riun.

Në total numërohen mbi 750 shtëpi të djegura. Një vatër zjarri vijon të mbetet aktive në zonën e Korinthit. Në ndihmë të forcave greke kanë mbërritur avionët e shkarkues nga Franca, për shuarjen e flakëve në ajri.

Greqi ndodhet në tre ditë zie kombëtare. Kryeministri Aleksis Cipras foli për një situatë të rëndë dhe nxjerrjen e të gjitha përgjegjësive për tragjedinë. Pista ku dyshojnë hetuesit grekë është ende ajo e një zjarrvënieje të qëllimshme.Tv Klan

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

22:25 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”
Aktualitet

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar
Kryesore

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

20:47 | 12/03/2026
Next Post
Fotot/Babai djeg të gjallë vajzën e tij, nuk i pranonte të dashurin e saj

Fotot/Babai djeg të gjallë vajzën e tij, nuk i pranonte të dashurin e saj

Video/Një top po sjell rrotull botën, Putin futi në kurth Trump

Video/Një top po sjell rrotull botën, Putin futi në kurth Trump

Foto/Muaji i mjaltit në Greqi, përfundon në tragjedi

Foto/Muaji i mjaltit në Greqi, përfundon në tragjedi







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com