Prindërit tanë, e sidomos gjyshërit na këshillojnë që të konsumojmë sa më shpesh vajin e ullirit, kjo si në sallatat e ndryshme, gjellërat, pasi ndikon mjaft mirë në trupin tonë.
Nuk ka asnjë dyshim se vaji i ullirit është mbreti i tryezës, dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare. Ai përmban fenole, sterile dhe acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale për një shëndet të mirë, duke qenë se është lehtësisht i tretshëm.
A e dini çfarë ndodh nëse pini një lugë gjelle vaj ulliri çdo ditë me stomak bosh ? Në qoftë se vuani nga fryrja e barkut pas ngrënies, ose keni probleme me konstipacionin, duhet të provoni trukun e mëposhtëm: të pini një lugë gjelle me vaj ulliri me stomak bosh.
Acidet yndyrore të vajit të ullirit dhe vitaminat e tij të shumta mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë ndjeshëm funksionin e sistemit imunitar.