Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Shembja e Teatrit/Ndërhyn KE, 15 pyetjet të rrufeshme për qeverinë Rama

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Organizata evropiane i dërgon letër Ramës: Tërhiqu nga prishja e Teatrit Kombëtar!

Debati për Teatrit Kombëtar dhe përplasja politike e brendshme duket se po del jashtë kufijve. Pas artistëve dhe opozitës që janë shprehur kundër shembjes së Teatrit, duket se një institucion ndërkombëtar interesohet për çështjen dhe vë në diskutim projektligjin e qeverisë.

Komisioni Europian i kërkon qeverisë shpjegime për ligjin që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e godinave 17-21 kate. Komisioni Evropian përmban 15 pyetje konkrete, të firmosura nga Michela Matuella, shefe e Njësisë për Shqipërinë në Komisionin Europian.

Sipas raportit, 15 pyetjet e Komisionit Europian fokusohen tek arsyet e qeverisë shqiptare për të bërë një ligj të posaçëm, si dhe kërkon të dijë për ligjin konkret që lejon qeverinë të paracaktojë pa garë një kompani private për realizimin e një projekti publik-privat.

Gjithashtu, qeveria shqiptare duhet t’i shpjegojë Komisionit arsyet e caktimit të një kompanie private, kriteret ligjore të përzgjedhjes së kësaj kompanie dhe sesi caktimi i drejtpërdrejt i saj siguron trajtimin e barabartë, mosdiskriminimin dhe konkurrencën dhe sesi ligji i posaçëm nuk i siguron Fusha shpk përfitime ekonomike preferenciale.

Mes 15 pyetjeve të Komisionit Europian për qeverinë shqiptare bie në sy pikëpyetja që ngre Komisioni nëse ligji i posaçëm për caktimin e një kompanie përputhet me detyrimin e sanksionuar në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për konkurrencën në kontratat publike.

PYETJET E KOMISIONIT EUROPIAN PËR QEVERINË SHQIPTARE
1. Ju lutemi jepni një përshkrim të detajuar të projektit të parashikuar dhe transaksioneve përkatëse midis palëve të përfshira duke përfshirë të dhënat financiare themelore.
2. Në mungesë të tenderit publik, ju lutemi shpjegoni sesi autoritetet do të sigurojnë që asnjë përfitim ekonomik selektiv nuk do t’i jepet Fusha sh.p.k si rezultat i kontratës së parashikuar.

3. Duke iu referuar letrës që jep kundër-argumentet në lidhje me ndikimin e tregtisë ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë (pjesa nr.1) përmendet se ligji vetëm përcakton kushtet e një procedure të posaçme për negocimin dhe nënshkrimin e kontratës për zhvillim në zonën e Teatrit Kombëtar. Megjithatë, ju lutem kini në konsideratë se nëse ligji zbatohet dhe kontrata përfundon, duhet të merret parasysh efekti mbi tregtinë ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Në këtë drejtim, në përputhje me jurisprudencën e BE-së nuk është e nevojshme të përcaktohet se ndihma ka një efekt real mbi tregtinë, por vetëm nëse ndihma mund të ndikojë në tregtinë e tillë. Ju lutemi referojuni Njoftimit të Komisionit mbi nocionin e ndihmës shtetërore për shembuj konkretë dhe ofroni argumente relevante në këtë rast në lidhje me efektin e mundshëm në tregti si në nivelin e kompanisë të zgjedhur për të kryer punët, dhe operatorin e teatrit.

4. Cila është arsyeja e caktimit të një kompanie private për të kryer projektin pa konkurrencë?
5. Pse bëhet kjo në formën e një ligji specifik?

6. Meqenëse ligji parasheh një “Komitet Negociues” kryesisht për përcaktimin e kushteve të kontratës me kompaninë private të përzgjedhur, përse ky Komision nuk është ngarkuar edhe me përzgjedhjen e vetë kompanisë?

7. Duket nga dispozitat e ligjit se shumë elemente themelore të kontratës dhe performancës janë ende për t’u përcaktuar. Duke marrë parasysh këtë, a mund të shpjegoni elementet që janë marrë parasysh gjatë përzgjedhjes së kompanisë private të propozuar nga ligji për kryerjen e projektit?

8. Duke iu referuar letrës që jep kundër-argumente (nr. 2) duke theksuar se “Ligji i miratuar jo vetëm që nuk ka zgjedhur paraprakisht ndonjë entitet privat, por ndërmjet kushteve të tjera ligjore në fuqi, gjithashtu ka parashikuar disa kërkesa shtesë që entiteti privat duhet të përmbushë (…) “, ju lutemi sqaroni se cilat ishin kriteret e përzgjedhjes së kompanisë private që e drejtoi këtë projekt?

9. A ishte vetëm fakti se ai ka titull ligjor mbi një tokë dhe një ndërtesë (selinë e kompanisë së tij) në një zonë pranë teatrit?

10. Nëse po, ju lutem shpjegoni se si këto kritere përzgjedhëse sigurojnë që parimet bazë të prokurimit publik (trajtimi i barabartë, mosdiskriminimi dhe konkurrenca) janë ndjekur?

11. Duke iu referuar kundër-argumenteve (nr.4) ku thuhet: “Rregullimi I kësaj situate atipike ligjore nuk mund të realizohet përmes procedurave dhe rregullave të përcaktuara në legjislacionin e koncesionit/partneritetit publik privat për shkak të arsyeve të mëposhtme (…) “Ju lutem sqaroni cilat dispozita në legjislacionin shqiptar të prokurimit publik lejojnë një zgjidhje të tillë ligjore?

12. Zgjidhja ligjore e dhënies së drejtpërdrejtë si përputhet me parimet themelore të prokurimit publik, pra trajtimi i barabartë, mosdiskriminimi dhe konkurrenca?

13. Një zgjidhje e tillë ligjore si përputhet me nenin 74 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri për kontratat publike duke lejuar qasje jodiskriminuese për kompanitë e palëve në tregjet e njëri-tjetrit për sa i përket prokurimeve publike?

14. Për më tepër, duke qenë se pala private nuk do të marrë asnjë kompensim financiar nga buxheti i shtetit, ju lutemi shpjegoni se cili është lloji i kompensimit që do të marrë për përfundimin e punimeve?

15. Cilat janë të drejtat dhe detyrimet e publikut dhe të palës private në kontratë?

TË LIDHURA

Komisionerja e BE ia faturon Ramës sukseset e SPAK: Shqipëria, një nxënës i dalluar
Politikë

Komisionerja e BE ia faturon Ramës sukseset e SPAK: Shqipëria, një nxënës i dalluar

11:46 | 03/11/2025
Rama batuta me rektorin: S’ma merrte mendja që do të lavdëroja një demokrat
Politikë

Rama batuta me rektorin: S’ma merrte mendja që do të lavdëroja një demokrat

11:44 | 03/11/2025
Ja sa vite burg kërkon SPAK-u për ish-socialistin Jurgis Çyrbja dhe “shokët” e tij
Aktualitet

Ja sa vite burg kërkon SPAK-u për ish-socialistin Jurgis Çyrbja dhe “shokët” e tij

11:42 | 03/11/2025
Next Post
“Gjithë Rusia shqip”, Arilena çmend Moskën në finalen e Botërorit (Video)

“Gjithë Rusia shqip”, Arilena çmend Moskën në finalen e Botërorit (Video)

Video/Ofendime dhe fjalor banal, plas sherri mes policisë dhe kreut të PD-së Gramsh

Video/Ofendime dhe fjalor banal, plas sherri mes policisë dhe kreut të PD-së Gramsh

“Me mjete të blinduar dhe i armatosur, krimineli i Shkodrës po mbrohet nga Rama”

"Me mjete të blinduar dhe i armatosur, krimineli i Shkodrës po mbrohet nga Rama"







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Komisionerja e BE ia faturon Ramës sukseset e SPAK: Shqipëria, një nxënës i dalluar
Politikë

Komisionerja e BE ia faturon Ramës sukseset e SPAK: Shqipëria, një nxënës i dalluar

by mirseda
11:46 | 03/11/2025
0

Një ditë përpara se të publikoje raportet e zgjerimit për shtetet kandidate për anëtarësimin në BE, komisionerja...

Rama batuta me rektorin: S’ma merrte mendja që do të lavdëroja një demokrat

Rama batuta me rektorin: S’ma merrte mendja që do të lavdëroja një demokrat

11:44 | 03/11/2025
Ja sa vite burg kërkon SPAK-u për ish-socialistin Jurgis Çyrbja dhe “shokët” e tij

Ja sa vite burg kërkon SPAK-u për ish-socialistin Jurgis Çyrbja dhe “shokët” e tij

11:42 | 03/11/2025
SPAK i njofton akuzat ish-kreut të ARRSH, Berberit dhe drejtuesit të KESH

SPAK i njofton akuzat ish-kreut të ARRSH, Berberit dhe drejtuesit të KESH

11:40 | 03/11/2025
Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

11:26 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com